Flash

Arrestohet Dani Alves, akuzohet për sulm seksual

Lapsi.al 21 January 2023
Arrestohet Dani Alves, akuzohet për sulm seksual

Dani Alves, është akuzuar për sulm seksual ndaj një gruaje në banjat e një klubi nate në Barcelonë, natën e 30 dhjetorit dhe do të mbahet në paraburgim pa kusht.

Ish-futbollisti i ka mohuar kategorikisht akuzat. Ai pranoi se ka qenë në ambientet e klubit, por nuk e njihte gruan që e kishte akuzuar.

Gruaja në fjalë pretendon se Alves e kishte prekur atë poshtë mbathjeve, pa dëshirën e saj.

Bashkëshortja e tij Joana Sanz ka mbështetur futbollistin, i cili po kalon një nga momentet më të vështira të jetës së tij.

“Së bashku”, ka postuar ajo në profilin e saj në Instagram me një foto të duarve të bashkuara.

Joana ka falenderuar gjithashtu të dashurit e saj dhe personat anonimë që po i japin mbështetje në një moment kaq delikat si ky.

Të këshilluara

Lista e të nominuarve të 'BAFTA 2023'

Nominimet për çmimet BAFTA 2023 janë këtu! Akademia Britanike e Arteve të Filmit dhe Televizionit shpalli zgjedhjet e tyre për shfaqjen e çmimeve 2023. Në ka...

15:05

Publikohet traileri i vazhdimit 'Scream 6'

Së fundmi është publikuar  traileri i plotë për Scream 6. Klipi u jep fansave një vështrim më të afërt të vazhdimit të filmit ndërsa vrasjeet lëvizin nga Woodsb...

13:58

Instagram shton veçorinë 'Quiet Mode'

Instagram po shton një sërë përditësimesh të reja, që synojnë ta bëjnë aplikacionin një vend më të këndshëm. Aplikacioni është përballur me kritika vitet e f...

13:06

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI