Flash

Carlo Bollino akuzon Artan Hoxhën për përgjimet e 21 janarit

Lapsi.al 21 January 2023
Carlo Bollino akuzon Artan Hoxhën për përgjimet e 21 janarit

Carlo Bollino ka sulmuar ashpër gazetarin Artan Hoxha, i cili publikoi një transkriptim të dialogut të zhvilluar më 21 janar 2011 mes komandantit të Gardës të asaj kohe, Ndrea Prendi dhe disa vartësve që u ndeshën me demonstruesit duke shkaktuar 4 të vrarë. Shkrimi i Bollinos për kolegun dhe ish punonjesin e tij te dikurshëm është i mbushir me shprehje si "megaloman", "mani protagonizmi", "sharlatan", "gazetarë investigativë'' që shpikin akuza të paverifikueshme, vetëm e vetëm që të ftohen nëpër studio televizive".

Lexo më tej:
Surpriza/ Zbulohen përgjimet audio të urdhrave për të vrarë në 21 janar

Fillimisht Bollino hedh poshtë  autenticitetin e materialit audio. "Dokumenti i paraqitur fillimisht si një audio-përgjim, në të vërtetë është vetëm një tekst pa audio, sepse audio (shpjegojnë gazetarët që kanë shpërndarë zbardhjen) iu është dorëzuar familjarëve të viktimave, të cilët nga ana e tyre duhet ta dorëzojnë në prokurori si provë. Provat sipas këtyre gazetarëve skrupolozë, ''nuk mund të publikohen online''. Por duket se mëria e vjetër që ka me Artan Hoxhën nuk përfundon këtu. Ai vazhdon: "Në një vend ku të ashtuquajturit ''gazetarë investigativë'' janë mësuar të shpikin dhe të botojnë akuza të paverifikueshme, vetëm e vetëm që të ftohen nëpër studio televizive, është e çuditëshme që kur më në fund kanë një provë konkrete në duar, zgjedhin të mos e shpërndajnë. Më e mundshme është se ky vendim është marrë nga kush ka vendosur t’ja besojë medias ato regjistrime, prandaj, edhe këtë herë gazetarët-investigativë nuk janë autorët e asnjë investigimi, por vetëm mjete në duar të të tjerëve".

Artan Hoxha përplaset fort me Carlo Bolinon: ” Kush bëri pazar me kasetën e vrasjeve të 21 janarit

Dhe për ta ngulur më thellë thikën në plagë Bollino shkruan në editorialin e vet: "Si është e mundur që qeveria, përmes Elisa Spiropalit dhe ministri Ulsi Manja, ka vendosur të besojë menjëherë në atë “prodhim gazetaresk” misterioz, pa e verifikuar më parë personalisht duke e dëgjuar? Nëse nuk fsheh qëllime të tjera, kjo mund të jetë prova e pafundtë e faktit se mediat janë “sharlatane” vetëm kur u vjen për shtat".

Pasi analizon atë që ka lexuar dhe jo dëgjuar gazetari italo shqiptar aludon se Artan Hoxha është manipuluar nga Sali Berisha për botimin e këtij pasazhi që ka si qëllim të fajësokë Lulzim Bashën dhe të lehtësojë pozitat e ish kryeministrit. "Eshtë kjo dhe vetëm kjo e vërteta e re nga ky dokument që akuzon Bashën dhe nuk fajëson Berishën: Duke njohur rolin diabolik të Sali Berishës, është i fortë dyshimi se “dora” që ka ofruar transkriptimet (e pjesshme) të atyre komunikimeve radio 12 vite pas ngjarjeve, nuk janë shërbimet e huaja sekrete si po përpiqet të thuhet, por pikërisht stafi i “doktorit” që edhe këtë herë po piloton “gazetarët” duke shfrytëzuar megalomaninë e tyre dhe maninë për protagonizëm të tejskajshëm".

Pasi publikoi bisedat Artan Hoxha deklaroi se regjistrimi ishte bërë nga një shërbim i huaj.

“Pushteti u sigurua t’i fshinte pamjet. Përveç shqiptarëve, aty kishte dhe diplomatë të huaj. Kishte njerëz shumë tek kualifikuar të vendeve aleatë nuk mund të rinin pa e parë këtë ngjarje. Ata e kanë regjistruar këtë gjë dhe është mbajtur si provë. Më është vënë në dispozicion për të akorduar ngjarjet. Më është kërkuar të bëj mbivendosje, për të lidhur zërin me figurën. Jam tronditur kur e kam dëgjuar" kishte thënë ai. LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI