Flash

"Më vjen keq që largohem me barazim". Bitri zyrtarizon ikjen, Colella bën indiferentin: "Ishim të përgatitur"

Lapsi.al 21 January 2023
"Më vjen keq që largohem me barazim". Bitri zyrtarizon

“Me thënë drejtën ndjej keqardhje për barazimin e sotëm pasi isha përgatitur që të fitonim. I jam falënderues Partizanit për gjithë mundësinë e dhënë, nesër kryej vizitat mjekësorë në Ceki dhe shpresoj të shkoj sa më mirë". Eneo Bitri ka konfirmuar largimin nga Partizani në janar, me deklaratën e dhënë pas barazimit me Kastriotin. Kapiteni i të kuqve do të lërë një boshllëk në qendër të mbrojtjes, që u stbilizua vetëm me rikthimin e tij. "Ky Partizan ka mundësi të bëjë shumë më mirë - vlerësoi Bitri -. Ka një grup të mrekullueshëm, por janë ca gjëra që i nënvlerësojmë. Pësojmë gola vetëm për fajin tonë, për gabime individuale. Është e vështirë kjo situatë. Kur na duhen 3 pikë nuk arrijmë ti marrim. Nuk arrij ta kuptoj këtë gjë".

Një ikje me peshë në dhomat e zhveshjes dhe në fushë e megjithatë tekniku Giovanni Colella tregohet indiferent. "Është diçka që e dinim prej kohësh ndaj jemi përgatitur" tha italiani.

Barazimi që mund ti kushtojë vendin e parë nuk duket problem në sytë e Colella. Tekniku i Partizanit gjen gjithnjë një mënyrë për të mos bërë dramë, edhe pse nga katër pikë avantazh në fund të 2023, mund ta shohë veten -1 pas vetëm dy ndeshjesh në 2023: "Ndoshta mund të punonim më mirë në fazën e ndërtimit - tha Colella -. Sigurisht, nuk ishte ndeshja jonë më e mirë në mbajtjen e topit. Por kjo është edhe meritë e kundërshtarëve por edhe për fushën që ishte shumë, shumë e rënduar. Gjesti nervoz i Telushit? Nervozizmi është se skuadra e kupton se kur bën mirë dhe më pak mirë. Është normale që këta lojtarë të mësohen me presionin që luajnë te Partizani dhe që duhet të fitohet gjithmonë. Normale, asnjë problem”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI