Flash

Video/ Patrick merr në shtëpi topin e Bylis: tregolësh i brazilianit dhe Tirana kthehet e para

Lapsi.al 21 January 2023
Video/ Patrick merr në shtëpi topin e Bylis: tregolësh i

Katër gola për vendin e parë dhe një super Patrick, që premton për mirë edhe në rast se largohet Xhixha. Tirana triumfon me poker përballë Bylis dhe parakalon Partizanin në krye të renditjes. 4-1 në javën e 17 të Superiores me tregolëshin e brazilianit dhe penalltinë e Florent Hasanit. Bylis, asnjëherë në ndeshje, ngushtoi diferencën provizorisht me Kaçorrin. “Që kur u futëm në stadium ndjeva se kishim humbur, i mbivlerësuam shumë - pranoi Arjan Bellai, tekniku i ballshiotëve-. Dy herë gabuam me topin dhe na kapën pas shpine. Bëmë gabime amatorësh, i dhuruam gola në mënyrë amatoreske. Kur merr tre gola në pjesë të parë ske çfarë të thuash… Kur je i ri dhe luan në një stadium të madh emocionohesh".

[video width="1024" height="576" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/Patrick-1.mp4"][/video]

Sfida u zhbllokua shumë shpejt me Hasanin i cili realizoi golin e parë nga pika e bardhë e penalltisë. Një gol që demoralizoi plotësisht kundërshtarin, që u dominua nga bardheblutë. Goli i dytë për të besuarit e Orges Shehit mbajti firmën e brazilianit Patrick. Në minutën e 27’ sulmuesi i vetëm me portierin, shënoi me një qetësi të admirueshme. Në minutën e 30’ Patrick shënoi një supergol, duke mbyllur pjesën e parë me shifrat 3-0. E djathta e brazilianit lëshoi një trajektore të pakapshme nga portieri i Bylis.

[video width="1024" height="576" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/Patrick-2.mp4"][/video]

Në pjesën e dytë, Bylis u duk se dëshironte të tregonte dicka më shumë se thjesh një prezencë në shtëpinë e Tiranës. Kaçorri shënoi golin e vetëm për ekipin e tij duke shkurtuar diferencën në 3-1. Por në minutën e 71’ Patrick vulosi sfidën me tregolëshin personal. Topi i ndeshjes në shtëpi për brazilianin, që udhëheq Tirana në krye të renditjes me 31 pikë. Bardheblutë shkëputen +1 nga Partizani, ndërsa Bylisi pozicionohet në vendin e 8' me 17 pikë.

[video width="760" height="412" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/Patrick-3.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI