Flash

Cassano i del në mbrojtje Juventus: “Duhet ta paguajnë edhe të tjerët. Futbolli italian është një m*t”

Lapsi.al 22 January 2023
Cassano i del në mbrojtje Juventus: “Duhet ta paguajnë edhe

Për Juventus ka mbërritur dënimi i Gjykatës Federale në lidhje me rastin e fitimeve kapitale. Një vendim që përkthehet në një goditje për bardhezinjtë, në dritën e 15 pikëve të penalitetit që iu dhanë klubit. Për më tepër, në këtë rrethanë, janë aplikuar dënime të rënda edhe për drejtuesit. Një situatë që, siç argumenton Antonio Cassano, rrezikon të demotivojë lojtarët e Juventusit. Ish-lojtari i Real Madrid, gjatë ndërhyrjes së tij në Bobo TV, theksoi se nuk është dakord me vendimin. Reagimi i Cassano është sepse ky ishte një vendim penalizues vetëm për Juventus.

Në Bobo TV, Antonio Cassano shprehu mendimin e tij për dënimin e dhënë nga Gjykata Federale: “Kjo situatë rrezikon të ketë pasoja edhe te lojtarët. Sepse edhe nëse fitojnë 10 ndeshje radhazi, është thuajse e pamundur që Juventus të arrijë në Champions”. Një moment i komplikuar që, sipas barezit 40 vjeçar, mund të jetë demotivues për skuadrën: “Është në rregull të përpiqesh të përqendrohesh në fushë dhe të mos mendosh për penalitetin. Por në një mënyrë ose në një tjetër e ndjen dhe kjo, për lojtarët e nivelit shumë të lartë, bëhet lodhëse mendërisht.”

CASSANO: “NUK MUND TA PAGUAJË VETËM JUVE”

Gjatë fjalës së tij, Cassano më pas i doli në mbrojtje klubit të Juventus: “Nëse kanë bërë një gabim, është e drejtë që të paguajnë. Por nëse vlen për ta, duhet të zbatohet për të gjitha ekipet italiane. Nuk mund të ndëshkoni vetëm Juventus. Unë rrallë e mbroj kur flas për futbollin – vazhdoi ish-sulmuesi –. Por ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë. Nuk mund të mendohet se Juve është i vetmi fajtor”. Si përfundim, Cassano e la veten më pas në një shpërthim të hapur: "Futbolli italian është një m*t". Qëndrim i qartë i 40-vjeçarit nga Bari i cili, sipas deklaratave të tij, duket se ka ide të qarta për dënimin.

https://youtu.be/i8Inkm20sGo

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI