Flash

Nga golat me Manchester United në Champions... në kuzhinë: Blomqvist ka fituar Masterchef në Suedi

Lapsi.al 22 January 2023
Nga golat me Manchester United në Champions... në kuzhinë:

Nuk është kurrë shumë e lehtë për futbollistët të krijojnë një jetë të dytë. Disa janë aq të përqendruar te topi saqë nuk i bëjnë vetes pyetjen se çfarë të bëjnë pasi të varin këpucët. Kjo derisa vijnë vitet për të kuptuar se nuk mund të vrapojnë në fushë përgjithmonë. Nga ana tjetër, të tjerët kanë ide shumë të qarta dhe kanë studiuar që në moshë të re për t'i garantuar vetes një të ardhme. Shpesh brenda botës së futbollit. Pastaj ka nga ata që, pasi tërhiqen, e shohin veten të interesuar dhe gjithashtu shumë të aftë në gjëra të tjera. Mes tyre është sigurisht edhe ish-lojtari i Milan, Jesper Blomqvist, i cili i është dorëzuar gatimit dhe e ka bërë këtë me njëfarë suksesi.

NGA PIZZERIA TE MASTERCHEF

Siç tregohet nga Sportbible, prej vitesh suedezi, i cili para se të mbërrinte në Serie A te Milan e Parma, luante me Manchester United, i ka alternuar punët e fushës me ato në kuzhinë. Në fakt, ai hapi picerinë e tij pranë Stokholmit, duke marrë gjithmonë vlerësime shumë pozitive për lokalin e tij. Por tani Blomqvist ka shkuar një hap më tej. Ai ka vendosur që aftësitë e tij në gatim t'i shfaqë edhe në televizion. Në fakt, ish-futbollisti ka marrë pjesë në edicionin suedez të Masterchef dhe...ka fituar. Në një postim të shpërndarë në profilin e tij në Instagram, skandinavi ka dashur të tregojë emocionet e kësaj eksperience.

"Në anën tjetër të tabelës kisha një kundërshtar të jashtëzakonshëm si Karl Fredrik Gustafsson. Ishte një finale shumë emocionuese. Dhe megjithëse e dija tashmë rezultatin, duke e parë në TV u djersita shumë. Jam tepër i lumtur, mirënjohës dhe i emocionuar për fitoren, duke e ditur që Karl-Fredrik edhe mund të kishte fituar. Ishte një finale e vështirë dhe me armë të barabarta. I gjithë produksioni ishte tepër argëtues, edukativ por edhe i vështirë. Kështu që të ndihmon të kesh njerëz të jashtëzakonshëm mes garuesve, anëtarëve të jurisë dhe pjesës tjetër të ekipit që mori pjesë në regjistrime. Faleminderit për një aventurë të shkëlqyer”. E tani, Blomqvist mund të shtojë edhe trofeun Masterchef në vitrinën ku mban medaljen e Champions League.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI