Flash

Scolari kundër Luis Enrique për pankinën e Brazilit: “Nuk ka fituar asgjë, ndërsa Mourinho gjithçka”

Lapsi.al 22 January 2023
Scolari kundër Luis Enrique për pankinën e Brazilit: “Nuk

Eliminimi i Brazilit në Botërorin 2022 nga Kroacia krijoi një tërmet te 5 herë kampionët e botës. Vendimi i Tite, që ka drejtuar skuadrën në dy botëroret e fundit, për të mos vazhduar e ka lënë Seleçaon pa trajner. Dhe tani të gjithë pyesin: kush do të jetë trajneri i ardhshëm i verdhejeshilëve? E kotë të thuhet se Brazili është një pankinë prestigjioze dhe se janë përmendur shumë emra të rëndësishëm. Federata braziliane do të donte që Pep Guardiola, Josè Mourinho e Luis Enrique, të mund të drejtonin 5 herë kampionët. Por jo të gjithë janë dakord, të paktën jo me cdo emër. Trajneri i fundit brazilian që fitoi kupën e botës, Felipao Scolari, ka ardhur një sulm ndaj njërit nga kandidatët.

SULMI NDAJ LUIS ENRIQUE

Siç raporton Sport.es, duke folur në një event, Scolari mori në konsideratë opsionin e Luis Enrique dhe tregoi se nuk e vlerësonte shumë: "Çfarë ka fituar? Duhet të sjellësh rezultate. Ai është shumë i mirë, por humbi gjithçka që mund të humbiste. E çfarë do të thotë të jesh i aftë? Mourinho ka fituar gjithçka". Epo, në fakt ndoshta Scolari i referohet skenës vetëm si trajner i Spanjës. Sepse është krejt e gabuar të thuhet se Lucho, që fitoi tripletën në krye të Barçës në 2015, nuk fitoi asgjë. Edhe sepse në atë pikë nuk ia vlen krahasimi me Special One. Portugezi me kupa e kampionate është mbushur plot, por nuk e ka vënë ende veten në provë në krye të një kombëtareje...

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI