Flash

Video/ Haaland fundos Wolverhampton me tre gola: Manchester City i afrohet kreut e pret një favor nga United

Lapsi.al 22 January 2023
Video/ Haaland fundos  Wolverhampton me tre gola: Manchester City i afrohet

Manchester City i Pep Guardiolës dominon në shtëpi kundër Wolverhampton, i mposhtur 3-0. Vendimtar, e nuk është më risi, Erling Haaland që shënoi një tregolësh. Norvegjezi zhbllokoi ndeshjen në pjesën e parë (40'). Pastaj e mbylli me dy gola në fillim të pjesës së dytë (50'), 54'). Citizens ngjiten në 45 pikë në renditje. Ndërkohë, ndeshja mes Leeds dhe Brentford përfundoi pa gola (0-0).

MANCHESTER CITY-WOLVERHAMPTON 3-0

Gjithçka e lehtë për Manchester City, që fshiu Wolverhampton me një 3-0 të pastër. Skuadra e Guardiolës vendosi menjëherë ritmin e lojës, duke luajtur një pjesë të parë me nivel teknik shumë të lartë. Avantazhi i vendasve erdhi në minutën e 40', me boshtin e zakonshëm De Bruyne-Haaland. Asist i belgut për goditjen fituese me kokë të norvegjezit. Në fillim të pjesës së dytë, Citizens mbylli historinë. Në minutën e 50' Haaland bëri rezultatin 2-0, duke shënuar me penallti. Katër minuta më vonë erdhi 3-0, me gabimin e portierit mik Jose Sa që i dhuroi topin Mahrez në hyrje të zonës. Algjeriani shërbeu për Haaland që shënoi tregolëshin personal. Përfundoi 3-0, me Manchester City që ngjitet në 45 pikë në tabelë. Wolves mbeten në 17, afër zonës së rënies.

LEEDS-BRENTFORD 0-0

Leeds dhe Brentford ndajnë pikët. Në Elland Road ndeshja përfundoi 0-0. Një pjesë e parë me ritme jo shumë të larta, me vendasit më pranë shënimit se miqtë. Në pjesën e dytë intensiteti u rrit, po ashtu edhe shanset për skuadrën e Marsch. Në fund edhe miqtë u shfaqën përpara, por ndeshja përfundoi pa gola për të dy skuadrat. Përfundoi 0-0 dhe pa shumë emocione. Me këtë pikë, Brentford ngjitet në kuotën 30 pikë në renditje, ndërsa Leeds shkon në 18 pikë.

Lexo më tej: Video/ Në Anfield rezultati që nuk e donte askush: Liverpool e Chelsea gjithnjë e më larg Champions

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI