Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Komunikata e ashpër e Ultrasve të Juventus: “Paguajmë ne për këta drejtues të pështirë”

Lapsi.al 23 January 2023
Komunikata e ashpër e Ultrasve të Juventus: “Paguajmë ne
Te Juventus, tema e nxehtë është padyshim dënimi i vendosur nga Gjykata Federale, mbi hetimin për çështjen e fitimeve kapitale. Një vendim tronditës, që për momentin i ka zbritur bardhezinjtë 25 pikë nga Napoli kryesues. E për më tepër, mbi 10 pikë nga zona Champions. Shoqëria, sipas administratorit të ri të deleguar Scanavino, e ka përcaktuar tashmë dënimin “të padrejtë”. Ai deklaroi se klubi do të mbrohet në forumet përkatëse. Ndërkohë, një dënim shumë i ashpër për klubin ka ardhur nga tifozët ultras. Përmes një deklarate të gjatë, në rrjetet sociale, ata u pozicionuan kundër drejtuesve të vjetër. Grupet më të rëndësishme të tifozëve të organizuar të Juventus kanë shprehur qëndrimin e tyre për penalitetin e vendosur ndaj bardhezinjve në një deklaratë të gjatë për shtyp. Asnjë mbrojtje ndaj tyre, por një sulm shumë i ashpër ndaj drejtuesve të vjetër të lartë të klubit. Ultrasit e Juventus, pasi përmendën rastet kur klubi nuk ka qenë pranë tyre në të kaluarën, theksuan faktin se "15 pikët e dënimit janë vetëm maja e ajsbergut". Ata përdorën fjalë të forta për të shprehur mendimin e tyre për çështjen, duke u nisur nga një krahasim i shkëlqyer: “Kësaj radhe është më keq se viti 2006. Në atë rast ishim vërtet të pafajshëm (…). Sot jo". Lexo më tej: Fjalimi i presidentit Ferrero me lojtarët e Juventus: “Padrejtësi, do të mbrohemi. Ju në fushë, ne jashtë”

“QENIE TË PËRSHTIRA”

Tonet u bënë më të ashpra: “Sot paguajmë sepse këto qenie të pështira të drejtuesve e kanë trajtuar fanellën tonë si një objekt pa shpirt. Por një gjë mbetet e paprekur, veprimet e ulëta të drejtuesve të rinj, të cilët, për të marrë hapësirën e tyre dhe për të fituar sa më shumë, pranuan Serinë B. Ndërsa tani janë gati të rrëzojnë aksionet për të lehtësuar daljen nga bursa. Një metodë për ta shitur Juventusin tonë më lehtë te ndonjë matrapaz tjetër”. Megjithatë, Ultrasit e Juventus i qëndrojnë besnikë skuadrës së tyre, kjo theksohet: “Futbolli im dhe i vëllezërve të mi ka qenë gjithmonë një fushë dhe një fanellë për tu mbështetur (…) dashuria nuk ndryshon. Le të fillojmë përsëri duke bashkuar atë pak që ka mbetur”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI