Flash

Dhunuan dhe abuzuan me pacientët e psikiatrisë, 15 të arrestuar në Itali

Lapsi.al 24 January 2023
Dhunuan dhe abuzuan me pacientët e psikiatrisë, 15 të arrestuar

15 punonjës të një spitali psikiatrik në Itali, mes të cilëve mjekë, infermierë dhe ndihmës janë arrestuar nën akuzën e keqtrajtimit dhe abuzimit seksual ndaj 25 pacientëve, sipas mediave të huaja.

Hetimet e prokurorisë së Foggias zbuluan se ndaj 25 pacientëve, kryesisht femra të moshës 40-60 është ushtruar dhunë dhe se ato janë abuzuar prej një kohe të gjatë, duke përfituar nga paaftësia e tyre fizike apo mendore.

Sipas informacioneve, hetimet kanë nisur prej verës së kaluar, ndërkohë që policia ka ushtruar kontroll në banesat e shtetasve të arrestuar.

Gjithashtu janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë së spitalit të cila kanë filmuar pamjet e dhunës që do të ndihmojë në vënien përpara drejtësisë të personave përgjegjës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI