Flash

I arrestuan mikun zyrtar të FBI-së/ Rama reagon me përgjigje ndaj akuzave

Lapsi.al 24 January 2023
I arrestuan mikun zyrtar të FBI-së/ Rama reagon me përgjigje ndaj

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter pas arrestimit të ish-zyrtarit të FBI Charles McGonigal, mik i tij.

Rama shkruan se gjërat për të cilat akuzohet s’kanë as edhe një lidhje me të, se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë.

Lexo më tej: Skandali i shpjeguar thjeshtë/ Lidhja e Ramës me agjentin e arrestuar të FBI  

Ai i quan akuzat e opozitës “Big Brother i politikës” dhe thekson se ka vendosur se nuk do të merret më me nxjerrjen e çdo guri që hidhet përditë në lumë nga protagonistët e sojsojshëm të këtij Big Brotheri.

Lexo më tej: Detaji nga dosja hetimore/ Rama mori një pajisje të FBI-së nga Charles McGonigal 

Kryeministri Edi Rama në Twitter: 

Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje në Big Brotherin e politikës, kanaleve e portaleve!

Jam mësuar, po së fundmi kam vendosur të mos merrem më me nxjerrjen e çdo guri që hidhet përditë në lumë nga protagonistët e sojsojshëm të këtij Big Brotheri pambarim! Më pak fjalë dhe akoma më shumë punë e kontakte me njerëzit që kanë punë për të bërë apo punë për të zgjidhur.

Duhen kuptuar edhe ata që s’dinë të bëjnë asgjë tjetër, ashtu siç duhen kuptuar edhe ata që s’duan të besojnë asgjë tjetër përveç asaj që duan medoemos të besojnë.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI