Flash

"Ka qenë dhe është miku im nuk diskutohet", si e mbronte Rama ish-shefin e arrestuar të FBI

Lapsi.al 24 January 2023
"Ka qenë dhe është miku im nuk diskutohet", si e

Arrestimi i ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. McGonigal përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku njëra prej tyre lidhet me marrjen e parave nga një oligark rus për të fshirë emrin e tij nga lista e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, ndërsa tjetra lidhet me vizitat e tij në Shqipëri dhe marrjen e një sasie parash prej 225 mijë euro nga një punonjës i shërbimit informativ shtetëror.

Sipas mediave botërore ai ka pasur takime edhe me kryeministrin Edi Rama.

Më herët kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me Charles McGonigal, për të cilin ka thënë se ka qenë dhe është miku i tij dhe ka shtuar se akuzat ndaj tij nuk kanë të bëjnë me të dhe vendin tonë.

“Shefi i Kundërterrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im nuk diskutohet. Nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA kjo është çështje e tij me drejtësinë atje. lëreni të flasë drejtësia në SHBA. Nuk bëhet drejtësia e nuk nxirren fajtorët e nuk bëhen akuzat në këtë farë feje se është e tmerrshme. Dhe nuk është e tmerrshme për mua sepse nuk kam asnjë problem dhe për sa kohë vijoj në këtë detyrë i kam marrë parasysh dhe pres më shumë se kaq, i pres të gjitha.

Por është e tmerrshme për këtë popull për këtë vend, për gjithë ato që ne i konsiderojmë vlera shqiptare e parime e tradita. Çfarë të them më shumë se kaq. Bëhet fjalë për një çështje në SHBA që s’ka asnjë lidhje me mua, me qeverinë shqiptare, biznes të çfarëdollojshëm, me këtë teori i bie që ne nuk duhet të takojmë askënd sepse nesër dikush mund të ketë një problem me drejtësinë në vendin tij. Kjo është çmenduri”, deklaronte Rama.

Të këshilluara

12 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar përditësimin më të fundit të situatës epidemiologjike me Covid në vend. Sipas të dhënave të ministrisë, gjatë 24 orëve ...

17:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI