Flash

Plagoset me thikë 43-vjeçari në Sarandë, autori në kërkim

Lapsi.al 24 January 2023
Plagoset me thikë 43-vjeçari në Sarandë, autori në

Një 43-vjeçar është plagosur sot me thikë në Sarandë. Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali në Sarandë. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet E. G., 38 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin me inicialet S. N., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, shpallet në kërkim 38-vjeçari.

Vijon intesivisht puna për kapjen e tij.

Mëngjesit e sotëm, në ambientet e një lokali në Sarandë, dyshohet se shtetasi E. G., 38 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. N., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

38-vjeçari i larguar menjëherë nga vendngjarja, është shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë. Vijojnë kontrollet, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen e tij, përpara përgjegjësisë penale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore në lidhje me këtë rast.

Të këshilluara

Qyteti kinez regjistron temperaturën -53C

Qyteti më verior i Kinës, Mohe ka regjistruar temperaturën më të ulët të tij që nga fillimi i regjistrimit. Mohe, i njohur si "poli i Veriut i Kinës" është në p...

00:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI