Flash

Barcelona, sfidon klubet angleze për Dusan Vlahovic: gati 80 milionë euro për serbin

Lapsi.al 25 January 2023
Barcelona, sfidon klubet angleze për Dusan Vlahovic: gati 80 milionë

Rasti i pagave, fitimet kapitale dhe ajo -15 në renditje rrezikojnë të kenë pasoja edhe në merkaton e Juventus. Sidomos në atë në dalje. Nëse për janarin është vetëm McKennie drejt largimit, lamtumirat në verë mund të jenë padyshim më të rëndësishme dhe më të dhimbshme. Pikërisht atëherë do të dihet nëse bardhezinjtë do të mund të luajnë në Champions League, apo do të detyrohen (nga UEFA apo nga rezultatet në fushë) të veprojnë si spektatorë në eventet ndërkombëtare. Në këtë rast klubi mund të detyrohet të bëjë shitje të rënda për të sistemuar llogaritë. Pa harruar se lojtarët e tij kryesorë mund të kërkojnë të shiten për të mos lënë turnetë që kanë rëndësi. Di Maria dhe Rabiot janë tashmë në muajt e tyre të fundit me fanellën bardhezi, klubet e mëdha europiane kanë hedhur sytë nga Federico Chiesa e Dusan Vlahovic.

NDËRHYRJA E BARCELONËS

Sipas mediave serbe, në fakt, qendërsulmuesi ka përfunduar në shënjestër të Barcelonës. Blaugranat po ndjekin nga afër situatat me drejtësine të Juventus. Klubi i presidentit Laporta është i gatshëm të shpenzojë rreth 80 milionë euro për të siguruar shërbimet e Vlahovic. Një shumë e rëndësishme, pavarësisht se ai nuk ka bindur që prej mbërritjes në Torino. Spanjollët e kanë konsideruar rënien e tij, veçanërisht për shkak të problemeve fizike. Katalanasit, megjithatë, i bashkohen disa klubeve të Premier League, me Chelsea përpara të gjithëve, të gatshëm edhe të luajnë me rritje cmimi.

Për momentin, Dusan betohet për dashurinë për fanellën dhe mezi pret të kthehet në dispozicion të teknikut Allegri. Serbi duhet të kthehet bashkë me Pogba për ndeshjen e së dielës kundër Monza. Qendrimi i Vlahovic, megjithatë, mund të ndryshojë, duke pasur parasysh situatën në zhvillim. Nga ana e tij, Juventus mund ta shesë sulmuesin përballë një oferte prej rreth 100 milionë euro, duke pasur parasysh se shpenzoi 70 e më shumë milionë vetëm një vit më parë.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI