Flash

Chris Hipkins betohet si kryeministër i Zelandës së Re

Lapsi.al 25 January 2023
Chris Hipkins betohet si kryeministër i Zelandës së Re

Chris Hipkins u betua të mërkurën si kryeministri i 41-të i Zelandës së Re. Ai pasoi Jacinda Ardern e cila dha dorëheqjen papritur javën e kaluar. Hipkins, 44 vjeç, është zotuar se do të fokusohet në ekonomi dhe të luftojë inflacionin.

Ai ka më pak se nëntë muaj për t’u përgatitur për zgjedhje të përgjithshme.

“Ky është privilegji dhe përgjegjësia më e madhe e jetës sime”, tha Hipkins në ceremoni. “Jam energjik dhe i emocionuar nga sfidat që më presin”.

Ceremonia e betimit u drejtua nga Guvernatori i Përgjithshëm i Zelandës së Re, Cindy Kiro, përpara miqve dhe kolegëve të Hipkins. Carmel Sepuloni gjithashtu bëri betimin si zëvendëskryeministre e re. Ajo e uroi Hipkinsin dhe shprehu mirënjohjen për besimin e tij.

Hipkins shërbeu si ministër i Arsimit dhe Policisë nën kryeministrinë e Ardern. Ai u bë i njohur për publikun gjatë pandemisë COVID-19, kur mori një lloj roli menaxhues të krizave. Jacinda Ardern ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministres së Zelandës së Re, duke thënë se nuk i ka mbetur shumë energji për të udhëhequr.

Njoftimi i Ardernit ka ardhur teksa sondazhet kanë treguar se partia e saj përballet me sfidë të vështirë në zgjedhjet e këtij viti, që mbahen më 14 tetor. /REL

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI