Flash

"Ia dedikojmë Kapllanajt”: Shensoi 'shtrëngon' skuadrën rreth presidentit, pas 0-1 me Vllazninë

Lapsi.al 25 January 2023
"Ia dedikojmë Kapllanajt”: Shensoi 'shtrëngon'

“Jam gëzuar shumë që rikthehem në futbollin shqiptar pas 10 vitesh. Në 2013 kemi luajtur në finale kundër Laçit, askush pas meje s’ka arritur të marrë Kupën. Kemi objektiva të mëdha së bashku me presidentin. Të rikthejmë Bylisin siç ka qenë në 2011". Me këto fjalë nostalgjike e entuziaste, teknik Naci Shensoi nis të komentojë triumfin 1-0 në debutim, kundër Vllaznisë. Pas katër humbjeve radhazi, Bylis e mbylli gjysmën e kampionatit me një 1-0 ndaj shkodranëve, që e vendos për momentin në zona më të qeta.

Në rikthim i pamenduar ai i Shensoi që në Ballsh ka lënë kujtime të mira, në një moment delikat për klubin e presidentin Kapllani: "Nuk është se e njihja skuadrën dhe kampionatin. Komplimente Vllaznisë se po luajnë shumë mirë. Jam shumë i lumtur që fituam vetëm me një stërvitje. U kënaqa kur pash sa pozitivë u treguan shkodranët. Por ne luftuam më shumë, edhe pse nuk luajtëm shumë mirë. Ne nuk i lejuam që të shënonin. Do bëjmë llogari për të menduar se çfarë duhet të rregullojmë, por do të shkojmë për të luajtur dhe fituar ndeshjet. Ia dedikojmë fitoren Besnik Kapllanajt”, e mbylli tekniku kosovaro-turk.

JOSA HUMBI NDESHJEN, POR MERRET ME BYLIS

“Nuk e filluam mirë lojën, jo se Bylis bëri ndonjë gjë të madhe, duhet të ishim më efikas në lëvizjet e sulmuesve tonë. E pësuam nga një gol standard". Tekniku i Vllaznisë, Mirel Josa, analizon lojën e kundërshtarit, duke harruar se ishte favoriti për të fituar ndeshjen e ndjekur kreun. Tekniku i shkodranëve e sheh si një problem impakti me ndeshjen, humbjen 1-0 të pësuar në Ballsh: "Problemi nuk ishte se Vllaznia sdonte të fitonte, ne duhet të ishim më të shpejt për të shkuar te zona kundërshtare. Patëm dy herë raste me Hakajn, duhet të ishim të shpejt në qendër të fushës. Ata e patën të lehtë të thyenin kundërsulmet tona. Rastet e Heriç dhe Hoxhajt nuk na mjaftuan për të shënuar".

I ngacmuar nëse u surprizua nga tekniku kundërshtar, Josa replikoi: "Nuk mund të them që pati një Bylis ndryshe. Thjesht ne duhet të ishim më të kujdesshëm. Nuk është problem euforie, thjesht duhet të përmirësohemi, do të shohim si do rikuperohemi”, tha Josa pas sfidës.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI