Flash

Seanca 15 minuta/ McGonigal del në gjyq: Jam i pafajshëm

Lapsi.al 25 January 2023
Seanca 15 minuta/ McGonigal del në gjyq: Jam i pafajshëm

Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal u deklarua i pafajshëm sot në gjykatë, lidhur me akuzat se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për mos-raportimin e kontakteve dhe lidhjeve dhe zyrtarë të shteteve të tjera. 

Siç vihet në dukje në akt-padi ai ka patur kontakte të shumta mes të tjerash me biznesmenë, ish zyrtartë dhe zyrtarë shqiptarë. Në një seancë të gjykatës së Uashingtonit që zgjati më pak se 15 minuta dhe ku i pandehuri McGonigal mori pjesë virtualisht, u ra dakord që ai të gjykohej në gjendje të lirë dhe që një seanca e ardhshme të mbahet në një moment të dytë.

Seanca u përqendrua kryesisht në detajet teknike të procesit. Të hënën, ai u deklarua i pafajshëm dhe nuk i pranoi akuzat e tjera të ngritura ndaj tij në Nju Jork, se ka shkelur sanksionet amerikane ndaj Rusisë duke punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska. Gjykata vendosi që ta lërë të lirë kundrejt pagesës, gjatë kohës që do të zhvillohet procesi gjyqësor. /VOA

LEXO EDHE: Mediat ndërkombëtare/ Ish-agjenti i FBI-së u korruptua në Tiranë

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI