Flash

Sulm me thikë në një tren në Gjermani, vriten dy persona, disa të plagosur

Lapsi.al 25 January 2023
Sulm me thikë në një tren në Gjermani, vriten dy persona,

Dy persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në një tren në veri të Gjermanisë, tha Policia.

Policia gjermane tha se sulmuesi i dyshuar është kapur nga autoritetet.

Sulmi ndodhi në një tren që po udhëtonte midis qytetit të Hamburgut dhe Kielit, thanë autoritetet.

Policia po kryen hetime në stacionin e trenit në Broksted, tha kompania e trenave të Gjermanisë, duke shtuar se disa shërbime midis Hamburgut dhe Kielit janë pezulluar.

Treni po udhëtonte midis këtyre dy qyteteve, kur një pasagjer nisi të sulmonte me thikë njerëzit e tjerë, raportuan mediat gjermane.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI