Flash

Vidhnin shtëpi pasanikësh, 4 "skifterë" shqiptarë të arrestuar në Spanjë

Lapsi.al 25 January 2023
Vidhnin shtëpi pasanikësh, 4 "skifterë" shqiptarë

Katër shqiptarë, tre burra dhe një grua, ranë në prangat e Gardës Civile në Spanjë, të akuzuar se kanë kryer të paktën njëzet grabitje në shtëpitë e klasës së lartë.

Zonat në fokus të objektivit të tyre ishte periferia e Madridit dhe komunat e tjera në rajon (Guadarrama, Collado Villalba, Galapagar, Collado Mediano, El Escorial, Las Rozas, Majadahonda, Rivas-Vaciamadrid), si dhe në qytete në provincat Salamanca, Valladolid dhe Ávila.

Arrestimet dhe kontrollet janë bërë në Leganés dhe në lagjen Salamanca të Madridit.

Agjentët kanë gjetur në banesat e tyre dhe në një hotel të Madridit ku ndodheshin dhe u arrestuan anëtarët e bandës, bizhuteri, ora, çanta, syze dhe aksesorë të markave kryesore, përveç 10 mijë eurove cash.

Të arrestuarit janë të moshës 29 deri në 31 vjeç. Dy prej tyre raportohet se janë me precedentë dhe dënime për krime kundër pronës.

Ndërkohë gruaja po qëndronte në një hotel në Madrid me valixhet e saj gati për të ikur në Shqipëri me sendet e vjedhura.

Dy autorët e grabitjeve janë futur në burg provizor.

Burri tjetër përgjegjës për mbikëqyrjen dhe gruaja e ngarkuar për transferimin e sendeve të vjedhura në Shqipëri akuzohen për disa vepra penale.

Siç raportohet nga Garda Civile, banda i përzgjidhte shtëpitë bazuar në standardin e jetesës së qiramarrësve.

Ata hynin brenda shtëpive duke u ngjitur në gardhe dhe duke hapur me forcë dyer dhe dritare.

Të këshilluara

11 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit janë kryer 464 testime, nga të cilët kanë rezultat pozitivë me COVID 19, 11 qytetarë, në Bashkitë: 4 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Kavajë,...

18:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI