Flash

"Kanë të drejtë të na shajnë, por merkaton nuk e bëj unë": Colella luan me sponde pas humbjes me Teutën

Lapsi.al 26 January 2023
"Kanë të drejtë të na shajnë, por merkaton nuk e

“Mendoj se sot gjithkush që ka diçka për të thënë, ka të drejtë. Jemi të pambrojtshëm, ndeshje shumë e keqe. Kur bën keq-keq, nuk ka komente që mund të bësh. Nuk jam i kënaqur me asgjë. Nuk di të gjej diçka nga e cila të jem i kënaqur". Giovanni Colella nuk ka fjalë për të mbrojtur performancën e Partizanit, të mundur 0-2 nga Teuta në shtëpi. Ndeshja e tretë pa fitore për të kuqtë, që shohin t'i komplikohet renditja në luftën për titull. "Kemi bërë një pikë në tre ndeshje dhe është e dukshme - tha italiani -. Por sipas meje po bëjmë më keq në aspektin e lojës që ofrojmë".

Lexo më tej: Hallaçi korrigjon veten me fjalët e Gjicit: “Ka shumë të drejtë, duhet të shkojmë në Europë”

Colella megjithatë nuk ka ngurruar të shigjetojë drejtuesit e klubit. Edhe pse duket më tepër si një justifikim për tu kapur, kur dy ditë më parë tha se skuadra ka kualitet për të zëvendësuar Bitrin e Skukën: "Merkato nuk është çështje e imja dhe jo se humba. Nuk është se ndyrshon kjo. Nëse do të vazhdoni të flitni për merkaton, shkoj në shtëpi. Menich dhe Da Silva, meqë nuk luanin prej kohësh, nuk mund të them se bënë më keq se të tjerët. Pastaj fakti është se nuk jam i kënaqur nga askush…".

MARTINI: KUR JE NË FUND STË BËJNË DRITË SYTË

Tekniku i Teutës Edi Martini mund të jetë më shumë se i kënaqur. Rezultati i tretë pozitiv radhazi e i pamundur në 2023: "E rëndësishme është që ne kemi vazhdimësi në rezultate. Është shumë e rëndësishme që kemi stabilizuar mbrojtjen. Cilësia është rritur. Dua t’i përgëzoj djemtë. Kanë bërë një ndeshje të shkëlqyer. Lufta është jashtëzakonisht e fortë. Një lojtar të bën të fitosh një ndeshje, ndërsa grupi të çon përpara. Tabela është e pamëshirshme kur e shikon veten në vend të fundit, nuk të shohin sytë", përfundoi Martini.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI