Flash

Dalin PAMJE të reja/ Si u ekzekutua ish-polici Santiago Malko

Lapsi.al 27 January 2023
Dalin PAMJE të reja/ Si u ekzekutua ish-polici Santiago Malko

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në procesin ndaj Ilir Selmanajt dhe Elvis Gaçaj u shfaqën këtë të premte pamjet filmike të momentit të vrasjes së Santiago Malkos në gusht të 2019-ës në Tiranë.

Pamjet e reja të marra nga kamerat e sigurisë filmike tregonin lëvizjet e viktimës dhe të autorëve të dyshuar dhe se si u ndoq Malko derisa u ekzekutua në rrugën “Xhanfize Keko”. Pamjet janë të kamerës së sigurisë janë të një lavazhi në rrugën ku ndodhi ngjarja.

Makina e autorëve të dyshuar ndalon tek dera e këtij biznesi. Ai qëndron në pritje pak sekonda dhe kur makina e drejtuar nga Malko është paralel me të, autorët e qëllojnë me breshëri kallashnikovi.

Nga ajo që duket nga pamjet, autorët kanë qëlluar nga brenda makinës dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Ndërsa makina e viktimës, ecën për disa metra dhe përplaset me disa kazanë plehrash.

Për këtë ngjarje, gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 25 vite burg Bledi Tetën. Ai u gjet fajtor si pjesëmarrës në ekzekutimin e Malkos. Për vrasjen, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Në kërkim janë edhe Oltian Loga, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica. Në pranga është vënë vetëm Bledi Teta dhe Ilir Selmani. ©LAPSI.al

malkos

malkos

malkos

 

Të këshilluara

Vetëm 9 raste të reja me Covid

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar mbi bilancin e COVID-19 në vend. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 9 raste të reja dhe fa...

19:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI