Flash

Rrëzohet mocioni i mosbesimit të qeverisë greke

Lapsi.al 27 January 2023
Rrëzohet mocioni i mosbesimit të qeverisë greke

Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë në Greqi u rrëzua me 156 vota kundër dhe 143 pro. Në total votuan 299 deputetë, ndërsa mungonte deputeti i pavarur Christos Patsis. Diskutimi maratonë zgjati 34 orë, më i gjati në historinë e parlamentit grek. Gjatë seancave që përfundonin orët e para të mëngjesit u dëgjuan 164 fjalime, nga deputetë, përfaqësues të grupeve parlamentare, 22 ministra, ish-ministra dhe ish-kryeministri Jorgos Papandreu. Pavarësisht se rezultati ishte i pritshëm, opozita shkaktoi një krisje të besimit ndaj qeverisë Mitsotakis, ndërsa nga ana e tij kryeministri grek e konsideroi si prolog të humbjes së Syriza në zgjedhjet parlamentare, që do të zhvillohen këtë pranverë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI