Flash

Milan e braktisi, te Bournemouth nuk dëshiron: Zaniolo tani rrezikon masat disiplinore të Romës

Lapsi.al 28 January 2023
Milan e braktisi, te Bournemouth nuk dëshiron: Zaniolo tani rrezikon masat

Nicolò Zaniolo i thotë “jo” transferimit te Bournemouth. Drejtuesit e klubit anglez takuan sot stafin e lojtarit, duke vënë në tavolinë një kontratë mbi 4 milionë në sezon. Për të qenë më bindës ata shtuan një klauzolë lirimi në rast rënieje. E rëndësishme kjo me Bournemouth që është e treta nga fundi në Premier League. E megjithatë, futbollisti ka vendosur të mos pranojë ofertën, kryesisht sepse nuk ishte i bindur nga projekti. Në këtë pikë, pak ditë para përfundimit të merkatos së transferimeve, sulmuesi duket i destinuar të qëndrojnë te Roma. Problemi është se verdhekuqtë janë të tërbuar me zgjedhjet e lojtarit. Klubi ndihet i dëmtuar brenda dhe jashtë fushës (merkato verdhekuqe tani është e bllokuar, ed). Në këtë pikë masat disiplinore ndaj Zaniolo janë më shumë se një siguri. 23 vjecari rrezikon ta gjejë veten tashmë në fund të hierarkive të skuadrës së Mourinho.

Milani ishte tërhequr tashmë nga gara sepse nuk ishte në gjendje të plotësonin kërkesat e verdhekuqve. Bournemouth, nga ana tjetër, paraqitën një ofertë formale të konsideruar të kënaqshme, por u refuzuan nga lojtari. Anglezët kishin mbetur e vetmja rrugë e përshkueshme.

TËRHEQJA E MILAN

Roma e kishte pranuar ofertën, duke e lajmëruar lojtarin se e konsideronte jashtë projektit. Klubi anglez kishte ofruar 30 milionë euro plus 5 bonuse, duke iu afruar vlerësimit të bërë nga verdhekuqtë. Milan, nga ana tjetër, ishte ndalur rreth dhjetë milionë më poshtë. E për më tepër preferonte formulën e huazimit me të drejtë blerje, jo të detyruar. Friedkin nuk dëshiron të përforcojë një konkurrent të drejtpërdrejtë në garën për Champions League. Kështu, presidenti kishte një arsye më shumë për ta shtyrë lojtarin drejt Premier League. Por refuzimi i tij tani i ndërlikon shumë planet e klubit.

SITUATA, PENALIZUESE PËR KLUBIN E LOJTARIN

Për momentin, në pritje të zhvillimeve të reja, është duke u zhvilluar një përplasje e vërtetë, që nuk është në favor as të lojtarit dhe as të klubit. Klubi ia ka bërë të qartë Zaniolo se nuk ka më vend për të, nga tani deri në fund të sezonit. Mourinho e tregoi qartë duke mos e grumbulluar për sfidën me Napolin. Por skadenca e kontratës në 2024 rrezikon të ulë në minimum forcën e Romës në merkaton e ardhshme të transferimeve, kur vlerësimi për Zaniolo të binte sërish. E kjo si për shkak të statusit të lojtarit jashtë projektit, ashtu dhe për vetëm një vit të mbetur në kontratë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI