Flash

Video/ Gjimshiti kthehet i pakalueshëm: Atalanta likuidon me dy gola Sampdorian

Lapsi.al 28 January 2023
Video/ Gjimshiti kthehet i pakalueshëm: Atalanta likuidon me dy gola

Atalanta i dhuron vetes zonën Champions League për një natë. Në stadiumin Gewiss, në javën e 20 të Serie A, formacioni i Gasperini mundi Sampdorian 2-0. Berat Gjimshiti u kthye i pakalueshëm dhe bergamaskët ruajnë portën të paprekur. Vendosi Maehle, i cili shënoi me kokë në minutën e 42' dhe Lookman, që dyfishoi epërsinë në minutën e 57' pas një aksioni të shkëlqyer personal. Dea është e treta në renditje me 38 pikë, së bashku me Milan, në pritje të ndeshjeve të Lazios e Romës. Ndërsa Sampdoria mbetet në vendin e parafundit në kuotën 9.

Faza e dytë e bergamaskëve hapet me një fitore 2-0 ndaj Sampdorias, e cila vlen vendin e tretë të momentit së bashku me Milan. Në pjesën e parë, ndeshja nuk u ngrit në nivel. Gasperini i besoi Berat Gjimshiti në qendër dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk zhgënjeu pritshmëritë. Dorianët ishin të rrezikshëm me kthesën e Leris që kaloi pak mbi traversë. Pastaj Musso ishte vendimtar ndaj Gabbiadini në fillim dhe, më pas, Augello. Edhe Atalanta, megjithatë, u shfaq me Hojlund, i ndaluar dy herë nga Audero. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 42'. Lookman goditi me kokë shtyllën, topi mbërriti te Hateboer që krosoi për Maehle, që shënoi golin e avantazhit 1-0, në fundin e pjesës së parë.

I ZAKONSHMI LOOKMAN...

Në pjesën e dytë, në minutën e 57', vjen dyfishimi me lojën e shkëlqyer të Lookman. Depërtim qendror, përshpejtim dhe diagonale në shtyllën e dytë që befasoi Audero, për 2-0 bergamaske. Pas dyfishimit, Stankoviç futi në fushë Zanolin për një Djuricic të shuar. Ndërsa Gasperini zëvendësoi Hojlund, Boga dhe Maehle për Zapata, Pasalic dhe Ruggeri. Me Quagliarella dhe të riun Malagrida, Sampdoria provoi, por sërish nuk arriti të shënojë. Sampdoria ka tashmë 9 pikë, gjithnjë e më shumë e parafundit në renditje dhe në zonën e rënies nga kategoria. Në një kuotë prej 38 pikësh dhe -2 nga Interi, megjithatë, është një Atalanta e rigjetur përfundimisht.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI