Flash

Video/ Simona, gruaja e Keita Balde i përgjigjet Icardit: “Lajm totalisht i rremë”

Lapsi.al 28 January 2023
Video/ Simona, gruaja e Keita Balde i përgjigjet Icardit: “Lajm
Nuk kanë fund tronditjet në marrëdhënien torturuese mes Mauro Icardi dhe Wanda Nara. Sipërmarrësja argjentinase dyshohet se e ka tradhtuar ish-bashkëshortin e saj me një ish-shokun e tij të skuadrës në kohën e Inter. Një flirt me senegalezin Keita Balde, në të cilën është përfshirë edhe bashkëshortja e tij. Zërat e ardhura nga Spanja, në fakt, tërbuan sulmuesin e Galatasaray, që kontaktoi gruan e Keita, Simona Guatieri. Argjentinasi i tregoi asaj për ngacmimin e bashkëshortit të saj. E përgjigja e gruas nuk vonoi... Lajmin për historinë e Keita Balde me Wanda Nara në Dubai e kishte raportuar gazetari spanjoll Jordi Martin gjatë Intruso. E përgjigja e Simona Guatieri për Icardi erdhi pikërisht në të njëjtin program: “Unë nuk jetoj me gosip. Nuk jetoj duke e ekspozuar jetën time në Instagram”, tha gruaja e Keita. “Unë dhe bashkëshorti im jemi një çift shumë privat. Postoj foto të familjes dhe gjërave të mia në Instagram, nuk kërkoj publicitet. Unë nuk jetoj me këtë dhe nuk më intereson, jam një person krejtësisht i ndryshëm nga ata. Kjo nuk do të thotë se unë jam e mirë dhe ata janë të këqij, ne jemi thjesht njerëz të ndryshëm”.

PSE KEITA BALDE ËSHTË NË DUBAI?

Pasi theksoi dallimet mes dy llojeve të çifteve, Simona Guatieri u fut në detaje: “Dje Mauro më kontaktoi duke më thënë se im shoq e ftoi gruan e tij në Dubai. Është një lajm total i rremë, sepse ai është atje me nënën dhe babain e tij. Shkuan atje për t'u takuar - shpjegoi ajo -. Tani ai është i fokusuar te ekipi, nuk mund të largohet prej andej. Unë do të shkoj në Dubai me fëmijët e mi, se ai ka 3 ditë pushim dhe do të shihemi”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI