Flash

Zbulimi i Daily Mail: Mourinho po mendon rikthimin në Premier League

Lapsi.al 28 January 2023
Zbulimi i Daily Mail: Mourinho po mendon rikthimin në Premier League

Pasi dështoi hipoteza e kalimit në pankinën e Portugalisë dhe Brazilit, një tjetër rrezik vjen për Romën. Sipas Daily Mail, Jose Mourinho ka një nostalgji të fortë për Premier League. E dëshira për tu kthyer në kampionatin më kompetitiv në botë mund ta largojë Special One nga Roma. Fillimisht ajo që e bën teknikun të mendojë largimin do të ishte forca e ulët ekonomike e klubit verdhgekuq. Sigurisht e krahasuar me atë të gjigantëve anglezë. Skenari më i mirëpritur i portugezit është një rikthim i tretë në pankinën e Chelsea. Me Blues ai ka fituar tre tituj kampion, edhe pse pozicioni i teknikut aktual Potter duket i qëndrueshëm.

Lexo më tej: Nga Roma në Tiranë, video emocionuese e klubit për ditëlindjen e Mourinho: “Daje mister! 60 vite që nuk i ndjen”

Fakti që gruaja dhe fëmijët e tij ende jetojnë në Londër e bën hipotezën e Premier League më të preferuarën e Special One. Problemet e David Moyes te West Ham, në këtë pikë, bëjnë të mundur një skenar që mund ta çojë atë në kryeqytetin anglez. Kjo sipas Daily Mail, në rast të shkarkimit të trajnerit aktual të Hammers. Megjithatëse, është e pamundur të mendohet se Mourinho do të largohet nga Roma gjatë kampionatit aktual. Sigurisht, megjithatë, sugjerimi i Premier League do të merret në konsideratë nga portugezi në fund të sezonit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI