Flash

Mourinho festoi ditëlindjen, Spalletti e ngacmon: “U ndjeva keq, do t'i kisha bërë një dhuratë”

Lapsi.al 29 January 2023
Mourinho festoi ditëlindjen, Spalletti e ngacmon: “U ndjeva keq, do

Në mbrëmje, në stadiumin Diego Armando Maradona, do të zhvillohet ndeshja mes Napolit të Spalletti dhe Romës së Mourinho, e vlefshme për javën e 20 të Serie A. Dy skuadrat inaugurojnë kështu ndeshjen e parë të fazës së dytë. Një takim i rëndësishëm për napolitanët, të parët në renditje me 50 pikë. Spalleti shpreson që ekipi i tij të shkëputet edhe më tej ndaj ndjekësve. Në anën tjetër, verdhekuqtë janë në garë të plotë për vendin e katërt. Një sfidë që përveç 22 lojtarëve në fushë, përball edhe dy trajnerë me karakter sanguin. E mes tyre shigjetimet nuk mungojnë.

Luciano Spalletti foli në konferencën për shtyp dhe prezantoi ndeshjen e planifikuar për në orën 20:45: “Kemi përballë një ekip me lojtarë cilësorë dhe me një trajner ekspert dhe pragmatist. Ne e dimë se sa të rrezikshëm janë ata në goditje standarde. Duhet të jemi të kujdesshëm duke ruajtur ekuilibrin dhe duke luajtur me rregull”.

Lexo më tej: Video/ Spalletti ndjek për metra të tërë Allegrin për një shtrëngim dore: episodi bëhet viral

SPALLETTI PËR MOURINHO: “U NDJEVA KEQ”

Gjatë konferencës për shtyp, trajneri i Napolit më pas tha se ishte i zhgënjyer nga José Mourinho: “I uroj atij ditëlindjen. Por ai nuk më ftoi në festën e tij. Isha i zhgënjyer, do kisha shkuar me një dhuratë, ai është një nga ata që ngre nivelin e futbollit global”.

Në përfundim, një konsideratë për pikët që duhen për të fituar titullin: “Nuk e di sa pikë duhen, është një llogaritje që nuk e bëj dot, nuk kam qenë i mirë në matematikë. Mund të bëj vetëm llogaritje të thjeshta, nëse fitojmë nesër do të shkojmë në 53″. Kështu ka deklaruar Luciano Spalletti në prag të një ndeshje që premton të jetë spektakolare. Napoli, pas dënimit të Juventus, kërkon të mbyllë sa më shpejt cështjen e titullit, ku hipotekën pothuaj e ka vendosur.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI