Flash

Roma, parrullë kundër Nicolò Zaniolo në Colosseo: "Tradhëtar, m*t i pa nder!"

Lapsi.al 29 January 2023
Roma, parrullë kundër Nicolò Zaniolo në Colosseo:

Çështja Nicolò Zaniolo vazhdon të mbajë në ankth Romën. Pas shigjetimit nga Mourinho, edhe tifozët verdhekuq treguan hapur këndvështrimin e tyre për këtë çështje. Të gjithë të pozicionuar dukshëm kundër lojtarit. “Zaniolo tradhtar, m*t i pa nder!” është shkruar në një pankartë të varur gjatë natës nga disa mbështetës të Romës në urën përballë Colosseo. Një gjest shënjestrues, që vërteton përfundimisht ndarjen mes ultrasve dhe numrit 22 të Romës.

Kështu, mbi cështjen Zaniolo, tensioni po rritet në Romë. Prej rreth një muaji lojtari ka shprehur qartë gatishmërinë për t'u larguar nga klubi. Kjo ka dëmtuar menjëherë marrëdhënien me të gjithë ambientin verdhekuq dhe e ka vënë në një situatë shumë të vështirë sulmuesin. Pas tërheqjes nga blerja e tij e Tottenham dhe Milan, i vetmi klub i interesuar për Zaniolo mbeti Bournemouth.

Lexo më tej: Milan e braktisi, te Bournemouth nuk dëshiron: Zaniolo tani rrezikon masat disiplinore të Romës

Gjithsesi, kjo zgjidhje nuk ishte e pëlqyer për fantazistin. Zaniolo tre ditë nga përfundimi i merkatos duket me shpatulla pas murit dhe pa alternativa. E mërzitur nga qëndrimi i Nicolò, Roma tashmë e ka bërë të qartë se mund ta dërgojnë lojtarin jashtë skuadrës deri në fund të sezonit. Një vendim drastik, i miratuar edhe nga Mourinho, vendosmërisht i mërzitur dhe i zhgënjyer nga zgjedhjet e Zaniolo. Me të gjithë kundër, e ardhmja e Nicolò është tashmë e vulosur në Romë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI