Flash

Skriniar ia ka komunikuar shokëve: "Shkoj te PSG". Inter pret ofertën zyrtare

Lapsi.al 29 January 2023
Skriniar ia ka komunikuar shokëve: "Shkoj te PSG". Inter pret

Milan Skriniar do të shkojë te Paris Saint-Germain, kjo është e sigurt duke qenë se mbrojtësi e ka konfimruar vetë. Sllovaku tashmë ua ka besuar lajmin shokëve të tij të Inter, duke saktësuar destinacioin e ardhshëm. Kanë mbetur edhe 48 orë për të kuptuar nëse transferimi do të zyrtarizohet në janar apo do të pritet qershori. Në verë kontrata e mbrojtësit me zikaltrit do të përfundojë dhe sllovaku mund të fluturojë në Ligue 1 si parametër zero. Te Inter, shpresojnë që francezët të duan ta marrin tani e presin ofertën zyrtare nga PSG. 10 milionë euro të propozuara për Skriniar, nuk janë të mjaftueshme për të bindur Zhang dhe Marotta. Që të humbasin një lojtar kyç në mbrojtje në mes të sezonit, drejtuesit e Inter kërkojnë që Al-Khelaifi të dyfishojë shumën. E megjithatë, ndoshta edhe me 15 milionë euro italianët nuk do të thoshin jo.

Kohët shtrëngojnë sepse Interit do t'i duhet më pas kohë për të siguruar zëvendësuesin. Emrat në listën e Marotta janë ata të Djalo nga Lille dhe Lindelof nga Manchester United. Për më tepër, duhet të konsiderohet edhe se lamtumira e hershme mund ti leverdisë parisienëve. Nëse lojtari blihet në janar anashkalohet bonusi i nënshkrimit që Skriniar do të merrte nëse mbërrinte në Paris si lojtar i lirë.

Lexo më tej: PSG i vendos kushtin Inter për Milan Skriniar: 10 milionë në janar, ose falas në qershor

ÇFARË NDODH NËSE SKRINIAR QENDRON DERI NË VERË...

Cështja është sigurisht ekonomike, por prek edhe aspekte të tjera, jo më pak atë mjedisore. Tani që fati i Skriniar është i qartë, duhet kuptuar se si do të reagonte San Siro ndaj pesë muajve të një lojtari tashmë të destinuar për një ekip tjetër. E gjitha kjo pas javësh pritjeje e deklaratave që dukej se paralajmëronin një fund tjetër të historisë. Për më tepër me shiritin e kapitenit në krah. Në diskutimin invers, rezultati është katastrofik. Mbrojtësi mund ta ndjente goditjen e një mjedisi kritik, pa qetësi. E performanca do të shkonte në përputhje me rrethanat. Një situatë që do të dëmtonte si lojtarin ashtu edhe Interin. Kështu, një lamtumirë e menjëhershme nuk është aspak e pamundur.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI