Flash

Triumfi i 10 në Melbourne: Djokovic dominon Australian Open dhe kthehet numri 1 i tenisit në planet

Lapsi.al 29 January 2023
Triumfi i 10 në Melbourne: Djokovic dominon Australian Open dhe kthehet

Novak Djokovic fiton Australian Open për të dhjetën herë në karrierën e tij. Në Melburn, serbi mundi grekun Stefanos Tsitsipas 6-3, 7-6(4), 7-6(6) pas 2 orë e 56 minutash lojë. Suksesi i 22 Slam në karrierë për Djokovic, që arrin kështu Rafael Nadal. Falë suksesit ndaj grekut Tsitsipas, Nole bëhet numri një i ri në botë, duke kaluar Carlos Alcaraz. Ndërsa 24-vjeçari nga Athina, në humbjen e dytë në një finale të Major, është i treti në renditje.

Novak Djokovic shkruan një tjetër faqe në historinë e tenisit. Serbi mposhti Stefanos Tsitsipas në finalen e Australian Open dhe rrëmben gjithçka. Suksesi i dhjetë në karrierë në Melburn, Grand Slam i 22 që vlen barazimin me Nadal dhe pozicionin si numri një në botë. Përfundon 6-3, 7-6(4), 7-6(5) për Nolen, i cili triumfoi duke humbur vetëm një set në të gjithë turneun.

Lexo më tej: Video/ Djokovic, mesazhi i fshehtë në një shishe: imazhet bëhen virale në rrjetet sociale

Djokovic përditësoi kështu shifrat e tij të pabesueshme. Fitorja e dhjetë në po aq finale në Australian Open për serbin. Nole barazon me një rekord të cmendur prej 22 Grand Slam të fituar, spanjollin Rafael Nadal. Serbi kthehet të jetë numri një në botë, në renditjen e ATP, duke nisur nga 30 janari. Stefanos Tsitsipas, nga ana tjetër, pëson humbjen e dytë në një finale të madhe, sërish kundër Djokovic, pas asaj në Roland Garros 2021. Kështu greku duhet të kënaqet me vendin e tretë në renditjen e ATP.

NOLE: "FITORJA MË E BUKUR E KARRIERËS SIME"

“Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm për mua, familjen dhe stafin tim. E di që ndonjëherë duhet të tolerosh aspektin më të keq të karakterit tim. Por ky trofe është i juaji po aq sa i imi”. Kështu tha Novak Djokovic gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve. Serbi kthehej në Melburn pas rastit të vitit të kaluar, kur u ndalua dhe më pas u dëbua nga territori australian, pasi nuk ishte vaksinuar kundër Covid. "Ishte një nga turnetë më të vështirë për mua, duke marrë parasysh rrethanat pasi nuk munda të vij vitin e kaluar. Falënderoj të gjithë njerëzit që më lejuan të kthehem këtu. Vetëm familja ime dhe stafi im e dinë se çfarë kam kaluar në këto javë të fundit. E mendoj se është fitorja më e bukur e jetës sime”, shtoi ai. "Unë e përgëzoj Ttistipas për turneun e madh. Ne të dy vijmë nga dy vende të vogla si Greqia dhe Serbia dhe të dy jemi dëshmi se edhe nga askund ëndrrat mund të realizohen. E se gjithnjë mund t'ia dilni", shtoi ai.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI