Flash

Video/ Japonezi Doi i jep fitoren e dytë radhazi Bylis, Shensoi përjashtohet: “Nuk mund të më thotë 'qite jashtë këtë'”

Lapsi.al 29 January 2023
Video/ Japonezi Doi i jep fitoren e dytë radhazi Bylis, Shensoi

Fitorja e dytë radhzi për Bylis dhe e dyta që kur në pankinë është ulur Naxhi Shensoi. Ballshiotët kanë mposhtur me rezultatin 1-0 Kastriotin, në javën e 19' të Kategorisë Superiore. Sfidën e vendosi goli i japonezit Doi, blerja e re e Bylis. Mallakastriotët janë tani të 7 me 23 pikë, po aq sa Laci. Në vështirësi të madhe krutanët e Ardian Memës, të fundit me 19 pikë.

Sfida u shoqërua me tensione në fushë dhe në tribunë. Si pasojë e situatave të krijuara trajneri i Bylisit, Naxhi Shensoi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 34’: "Unë kam 18 vite eksperincë si trajner - shpjegoi kosovaro-turku -. Arbitri i katërt shau futbollistin dhe unë i thashë që nuk duhet të vepronte ashtu. Më pas ai iu tha atyre 'Qiteni këtë jashtë'. Ai s’mund të më thotë ashtu mua. Unë nuk jam një person ndihmës i fushës, ky është shteti i 7 ku unë punoj".

Aktivizimi i japonezit Doi në minutën e 58’ ishte vendimtar. Bylis kishte minuta që kërkonte mënyrën për të fituar ndeshjen, por pas shumë tentativave, ishte Doi që zhbllokoi takimin në minutën e 76’: "Japonezi Doi është shumë interesant - tha Shensoi -. Ai erdhi dje dhe pas 12 orësh shënoi gol. Unë nuk kisha si ta fusja pasi kisha mungesa si Lajthia dhe Ruçi të cilin e ngushëlloj për humbjen e të vëllait".

[video width="768" height="436" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/bylis-gol-1.mp4"][/video]

MEMA E SHEH VETEN TË FUNDIT

I dëshpëruar Mema, që sheh gjithnjë e më tepër skuadrën e tij të tregojë limitet. Tekniku kryeqytetas mori skuadrën pas largimit të Çelës, por gjërat nuk po shkojnë si shpresonte: “Përsa kohë rezultati nuk është në favor, nuk mund të them se jemi mirë. Por ne u munduam. Ajo që vë re është se kampionati është shumë i fortë dhe futbolli ka episode. Nëse do të fitosh, nuk duhet ta falësh kundërshtarin në asnjë moment. Kemi probleme, por më kryesori është pësimi i golave kot", përfundoi Mema.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI