Flash

Video/ Simeone i jep arratinë Napolit: Roma nuk ndal dot ecurinë e Spalletti drejt titullit

Lapsi.al 29 January 2023
Video/ Simeone i jep arratinë Napolit: Roma nuk ndal dot ecurinë e

Napoli mposht Romën 2-1 në ndeshjen e javës së 20 të Serie A dhe vazhdon udhëtimin vetmitar drejt majës së renditjes. Të kaltrit ngjiten në +13 ndaj Inter, të vendit të dytë. Napolitanët e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 17' me një gol kryevepër të Osimhen. Verdhekuqtë nuk u dorëzuan dhe arritën barazimin pesëmbëdhjetë minuta nga fundi, falë një devijimi nga zëvendësuesi, El Shaarawy. E vendosi ndeshjen një tjetër zëvendësues, Simeone. Argjentinasi i jep tre pikët skuadrës së tij në minutën e 86'. Verdhekuqtë mbeten gjithësesi në zonën e Ligës së Kampionëve.

Fitore shumë e rëndë për Napolin, që mundi Romën 2-1 në Maradona. Skuadra e Spalletti kaloi në +13 ndaj Interit të vendit të dytë. Lojtari i ndeshjes ishte Giovanni Simeone. Sulmuesi hyri në lojë dhe shënoi golin e ndeshjes kur Roma sapo kishte realizuar golin e barazimit dhe po e mbante mirë fushën.

Lexo më tej: Video/ Ciurria e Dany Mota trondisin Juventus: Palladino parakalon bardhezinjtë e Allegri në klasifikim

Napoli kaloi përpara në minutën e 17' me skenarin klasik, penelatë e Kvara dhe Osimhen befasoi Ibanez. Reagimi i Romës ishte i menjëhershëm, por Meret shpëtoi ndaj Spinazzola. Më pas, në pjesën e dytë, Roma ngrit ritmet dhe barazoi me të sapofuturin El Shaarawy. Sulmuesi përfitoi nga një mbulim i keq i Lozano dhe ngurrimi në dalje i Meret për të bërë 1-1. Në minutën e 75' edhe Spalletti futi Simeone për Osimhen. Cholito me të majtën mposhti Rui Patricion, që nuk mund të bënte asgjë. Gol vërtet i rëndë dhe fitore për një Napoli gjithnjë e më afër titullit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI