Flash

"Balaj nuk ishte fare në trajektore": Josa e ka me golin e anuluar të Malës e me "naivitetin" e ekipit

Lapsi.al 30 January 2023
"Balaj nuk ishte fare në trajektore": Josa e ka me golin e

“Skuadra ime u godit në dy raste shumë naive. Duhej të kishim qenë më të kujdesshëm se po mbanim topin. Por në 30 metrat e fundit nuk ishim ata që duhej. Sidomos kur shkonte topi në krahë e nuk ishim efikas". Mirel Josa kërkon të ruajë qetësinë, por dy humbjet radhazi nuk i japin paqe. Tekniku i shkodranëve ka pësuar humbjen e dytë në transfertë ndaj Erzenit në këtë kampionat dhe këtu rastësia pak ka të bëjë. "Shënuam golin e dytë e kishim besim që mund të kthenim rezultatin - tha Josa -. Ekipi luajti me këmbëngulje, por duhej të ishim më të qartë kur luajtëm me dy sulmues. Shërbimet duhej të kishin qenë më të sakta me dy lojtarë të tillë shtatlartë".

E megjithatë episodi që nuk i ka pëlqyer teknikut të kuqebluve është ai i golit të anulluar Malës në pjesën e parë. VAR e konsideroi aktiv pozicionin e parregullt të Balajt në goditjen e mesfushorit: "Goli i anuluar? Balaj nuk ishte fare në trajektoren e topit. Largësia e tij nga porta ishte shumë e madhe, nuk kishte lidhje me pozicionin jashtë loje. Balaj ishte komplet jashtë trajektores dhe nuk pengonte fare Xhikën që të ndërhynte. Por çdo gjë ka mbaruar tani, Balaj nuk kishte lidhje me topin fare. Çfarë vendos arbitri është punë tjetër" e mbylli Josa.

Lexo më tej: Video/ Dygolëshi i Nonato shtrin përtokë Vllazninë: parakalim në renditje i Erzenit që mund Josën sërish

KAPLLANI: ISHA I SFILITUR, FITORE E ÇMENDUR

Tekniku i Erzenit, Xhevahir Kapllani vonoi të dilte para gazetarëve pas ndeshjes, i sfilitur nga frenetizmi i takimit: "Isha i lodhur, ishte një fitore e çmuar dhe e çmendur, ishte më se e merituar. Po luanim me Vllazninë, një ekip të mirë, prandaj ishim të tërhequr. Ne vinim në këtë sfidë pa shumë lojtarë titullar pasi janë të dëmtuar". "Duhet të rikuperojmë lojtarët tonë. Sonte të festojmë dhe nesër fillojmë të punojmë për ndeshjen e radhës. Janë edhe 17 finale të tjera përpara, do i marrim ndeshjet një nga një. Edhe Kupa ka pikësynimet e veta, por objektivi është shpëtimi në këtë kampionat".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI