Flash

Bayern Mynih bëhet super ofensiv: nga Manchester City zbarkon në Bavari Joao Cancelo

Lapsi.al 30 January 2023
Bayern Mynih bëhet super ofensiv: nga Manchester City zbarkon në

Goditje edhe në dalje për Premier League. Joao Cancelo në fakt është gati të largohet nga Manchester City dhe t'i bashkohet Bayern Munich. Mbrojtësi i krahut, i njohur për karakteristikat e tij ofensive, do të mbërrijë në Mynih me formulën e huazimit me të drejtë blerje. Kështu raporton The Athletic, sipas të cilit anësori portugez tashmë ka pranuar transferimin në Bavari. Brenda 24 orëve të ardhshme, portugezi duhet të kryejë testet e zakonshme mjekësore.

Cancelo ishte një nga titullarët e palëvizshëm të Guardiola në gjysmën e parë të sezonit. Portugezi luajti si në krahun e djathtë ashtu dhe atë të majtë, duke shënuar 2 gola dhe 5 asist në 26 paraqitje në të gjitha garat. Pas Botërorit të Katarit, megjithatë, ai e pati të vështirë të gjente hapësira. Tekniku spanjoll e mbajti në pankinë për 90’ në 5 nga 10 ndeshjet e zhvilluara nga Citizens pas pauzës.

Lexo më tej: FOTO/ Cancelo, momente terrori për Vitin e Ri: grabitet e plagoset para shtëpisë së tij

Bayern, nga ana e tij, me ish-mbrojtësin e Inter dhe Juventus, siguron një anësor të klasit të lartë. Cancelo, me eksperiencën ndërkombëtare, do të ndihmojë Nagelsmann të përballet me dëmtimin e Mazraoui. E ndoshta edhe largimin e mundshëm të Pavard në verë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI