Flash

Juventus, telashet nuk kanë fund: dëmtohet Arkadiusz Milik, probleme në kofshë për polakun

Lapsi.al 30 January 2023
Juventus, telashet nuk kanë fund: dëmtohet Arkadiusz Milik, probleme

Teksa përpiqet të kuptojë se si të dalë nga kriza e rezultateve të tre ndeshjeve të fundit, Juventusi duhet të përballet edhe me dëmtimin e Arkadiusz Milik. Polaku mbërriti në J Medical mëngjesin e së hënës dhe iu nënshtrua testeve instrumentale. E gjitha për të vlerësuar shkallën e problemit muskulor në kofshën e majtë që e detyroi të largohej nga fusha në fund të ndeshjes kundër Monza. Në njoftimin për shtyp të klubit flitet për një dëmtim të shkallës së mesme të muskulit gjysmëmembranoz. Pas dy javësh do të kryhen teste të reja për të vlerësuar kohët e rikuperimit, që në këtë pikë nuk duket të jenë më pak se një muaj.

Milik është golashënuesi më i mirë i Juves këtë sezon, pasi ka shënuar tetë gola mes kampionatit dhe Champions League. Polaku ka shënuar një më shumë se Dusan Vlahovic. Rikthimi i serbit, në fushë në gjysmën e fundit të ndeshjes ndaj Monza, është i vetmi ngushëllim për Max Allegri. Tekniku, megjithatë, tani e gjen sërish veten me pak rotacione në dispozicion.

Lexo më tej: Video/ Ciurria e Dany Mota trondisin Juventus: Palladino parakalon bardhezinjtë e Allegri në klasifikim

KOMUNIKATA E JUVENTUS

“Këtë mëngjes Arkadiusz Milik iu nënshtrua testeve radiologjike në J|Medical. Ato evidentuan një lesion të shkallës së mesme të muskulit gjysmëmembranoz të kofshës së majtë. Pas 2 javësh ai do t'i nënshtrohet kontrolleve të reja për të përcaktuar saktësisht kohët e rikuperimit”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI