Flash

“McGonigal”/ Pranohet kërkesa e Alibeajt për interpelancë me Ramën

Lapsi.al 30 January 2023
“McGonigal”/ Pranohet kërkesa e Alibeajt për

Konferenca e Kryetarëve futi në kalendarin e punimeve të Kuvendit kërkesën për interpelancë urgjente të kërkuar nga grupimi demokrat i Enkelejd Alibeajt me kryeministrin Rama për skandalin McGonigal.

Ndërkohë që në mbledhjen e sotme, përfaqësuesja e PD në Konferencën e Kryetarëve, Flutura Açka ka ngritur me forcë shqetësimin për mënyrën se si u mbyll seanca e shkuar duke shmangur kështu debatin për skandalin McGonigal.

Açka e quajti fashizëm Parlamentar atë që ndodhi në Kuvend.

“Po ndodh fashistizimi i Parlamentit. Në nuk jemi as prokurorë dhe as inkuizitorë por jemi mandatuar të kërkojmë llogari dhe mbyllja e seancës është shkelje e Rregullores së Parlamentit dhe Kushtetutës së Republikës”, – mësohet të ketë thënë deputetja demokrate.

Të këshilluara

Kosova, një garanci amerikane

Një lexim i editorialit të z. Chollet dhe z. Escobar; ose, pse Kosova dhe shqiptarët, po se po, por edhe Evropa sot, ky kontinent shtëpi e 750 milionë banorëve,...

12:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI