Flash

Rrëzimi i avionit në Greqi, gjendet trupi i pajetë i pilotit, në kërkim kapiteni

Lapsi.al 30 January 2023
Rrëzimi i avionit në Greqi, gjendet trupi i pajetë i pilotit,

Rrëzimit i avionit F-4 Phanton i Forcave Ajrore Greke ka pasur një fund tragjik. Siç konfirmohet nga Shtabi i Përgjithshëm të Aviacionit, është gjetur trupi i pajetë i pilotit, ndërsa vazhdojnë kërkimet për kapitenin.

Njoftimi i GEA:

Të hënën, datë 30 janar 2023 në orën 10:30, u rrëzua në det një avion F-4 Phantom II me dy ulëse i Skuadriljes 338 të Krahut Luftëtar 117, i cili po kryente një fluturim stërvitor. Zona 25 milje detare në jug të aeroportit Andravidas, me pasojë plagosjen vdekjeprurëse të bashkëpilotit, toger (I) Marios – Michael Turoutsikas, 29 vjeç. Vazhdojnë hetimet për kapitenin, Sminagos (I) Efstathios Tsitlakidis, 31 vjeç.

Ndërkohë mbeturinat e para të avionit që u rrëzua në det mëngjesin e sotëm u transportuan në portin e Katakalo-s. Sipas asaj që bën të ditur protothema.gr, piloti dhe kapiteni nuk patën mundësi të hidheshin pasi po fluturonin ulët.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI