Flash

Valencia në prag të rënies nga La Liga: Gattuso dorëhiqet, me miratimin e klubit

Lapsi.al 30 January 2023
Valencia në prag të rënies nga La Liga: Gattuso dorëhiqet,
Tani është zyrtare, Gennaro Gattuso nuk është më trajner i Valencias. Humbja e fundit ndaj Valladolid dhe me vetëm një pikë të fituar në katër ndeshjet e fundit, kanë qenë fatale për italianin. Aventura e tij në Spanjë nuk ishte ajo që edhe vetë Gattuso priste: vetëm 7 fitore në 22 ndeshje në pankinën valenciane. Ish-trajneri i Milan dhe Napoli e sheh skuadrën e tij të jetë në pragun e zonës së rënies. Valencia ka vetëm një pikë avantazh ndaj Cadiz, i treti nga fundi. Siç komunikohet nga Valencia në një shënim zyrtar, divorci me trajnerin italian ka qenë konsensual. Lexo më tej: Atë që nuk e bën Valencia e bën Gattuso: gjesti i bukur për festa vlerësohet nga media spanjolle

KOMUNIKATA

“Valencia CF njofton se të hënën më 30 janar klubi dhe trajneri i ekipit të parë, Gennaro Gattuso, ranë dakord reciprokisht për të ndërprerë marrëdhënien kontraktuale. Klubi falënderon trajnerin për angazhimin dhe punën e bërë në këto muaj në krye të ekipit të parë dhe i uron suksese në të ardhmen. Skuadra do të rikthehet në stërvitje të martën më 31 janar, nën urdhrat e 'Voro' González".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI