Flash

Video/ Dygolëshi i Nonato shtrin përtokë Vllazninë: parakalim në renditje i Erzenit që mund Josën sërish

Lapsi.al 30 January 2023
Video/ Dygolëshi i Nonato shtrin përtokë Vllazninë:

Faza e tretë e kampionatit rinis me një tjetër dëshpërim të Vllaznisë në shtëpinë e Erzenit. Në javën e parë të kampionatit fitorja e shijakasve u konsiderua katastrofë, por Kapllani e të tijtë treguan se nuk janë të tretët rastësisht. 3-2 imponohet Erzeni përballë kuqebluve, që në “Niko Dovana“ vetëm ndoqën rezultatin. Dygolëshi i Nonato tërhoqi Erzenin drejt një suksesi që e lejon të parakalojë Vllazninë, në vendin e tretë.

Që do të ishte e vështirë, shkodranët e kuptuan menjëherë, kur e nisën praktikisht në disavantazh. Një autogol në minutën e 2', e bëri ndeshjen në ngjitje, me Smajlin, që devijoi gabimisht në portën e tij. Avantazhi sigurisht që bëri me krahë Erzenin, që dyfishoi shifrat në minutën e 31'. Nonato përballë Zogovic nuk i la asnjë mundësi malazezit. Braziliani e kaluar edhe portierin, përpara se ta dërgonte në rrjetë. Nën dy gola, shkodranët nuk kishin shans tjetër vecse të dilnin përpara. Pasi i anulluan një gol me VAR në pjesën e parë, Mala ngushtoi diferencat në të dytën.

Por kur të gjithë prisnin barazimin e shkodranëve, për shkak të impostimit në gjysëmfushën kundërshtare, erdhi ndëshkimi. Kundërsulm i shpejtë dhe Kapllani që shërbeu për Nonato, që nuk gaboi sërisht para Zogovic për 3-1. Goli i shënuar pastaj nga Fjoart Jonuzi, me një të djathtë precize ngushtoi shifrat në 3-2 në minutën e 80, por nuk evitoi dot humbjen. 29 pikë për shijakasit, në vendin e tretë, një mbi Vllazninë.

GOLAT E NDESHJES

[video width="888" height="504" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/erzeni-1.mp4"][/video]

 

[video width="712" height="368" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/erzeni-2.mp4"][/video]

 

[video width="792" height="448" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/vllaznia-1.mp4"][/video]

 

[video width="760" height="428" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/erzeni-3.mp4"][/video]

 

[video width="760" height="416" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/vllaznia-2.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI