Flash

Video/ Shtatë gola e spektakël në Laç: nga dy gola poshtë, Mezani përmbys Teutën dhe mendon Europën

Lapsi.al 30 January 2023
Video/ Shtatë gola e spektakël në Laç: nga dy gola

Fitore spektakolare e Laçit, që arriti të triumfojë me përmbysje përballë Teutës brenda në shtëpi. Bardhezinjtë rrëmbejnë një sukses të jashtëzakonshëm në javën e 19 të Superiores, duke hedhur sytë nga Europa. Mezani mund të buzqëeshë. Pasi e pa veten nën dy gola, njerëzit e tij më me kualitet Ujka, Adeleke (dygolësh) e Babatunde rrëzuan Teutën.

Sfida nisi mjaft mirë për miqtë, që kishin entuziazmin e rezultateve të fundit. Martini e kishte orientuar skuadrën agresive dhe në këtë mënyrë morën avantazhin e dyfishtë. Në katër minuta durrsakët shënuan dy herë, me protagonist Kallakun. Fantazisti i ardhur në janar peneloi krosimin për Lorenco Vilën, që me kokë shënoi në minutën e 12'. Pastaj, Kallaku mori përsipër penalltinë, duke dyfishuar rezultatin në të 16’.

Ishin vetëm esencat e para të një ndeshje për të mos u humbur. Bardhezinjtë e teknikut Mezani, në harkun e dy minutave, barazuan rezultatin. Një blitz nën shenjën e Babatunde. Nigeriani në të 22' gjeti Adeleken në zonë, që e pati të thjeshtë të mposhte Qirkon. Pastaj, në të 24’, Babatunde lëshoi një të majtë nga jashtë zone që përfundoi në rrjetë për golin e 2-2.

Teuta e ndjeu goditjen dhe e pati të vështirë të qendronte në lojë. E kundërta me Lacin, që kishte marrë zemër. Kurbinasit tentuan disa herë portën durrsake, duke gjetur të mbyllur kundërshtarin. Teuta shpresonte të ruante pikn, por planet i prishi Ujka. Mesfushori shënoi nga distanca me një goditje precize, duke kaluar bardhezinjtë për herë të parë në avantazh. Rezultatin e siguroi pastaj kundërsulmi i Adeleke, që kompletoi pokerin kurbinas. Një gol që merr vlerë edhe më shumë, kur Gruda në shtesë e bëri rezyultatin 4-3. Kështu Laçi harron mbijetesën dhe hedh sytë nga Europa. Ndërsa Teuta nga ana tjetër, vazhdon të vuajë në vendin e parafundit.

GOLAT E NDESHJES

[video width="896" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/kallaku.mp4"][/video]

 

[video width="896" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/vila-1.mp4"][/video]

 

[video width="896" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/adeleke-0.mp4"][/video]

 

[video width="896" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/babatunde.mp4"][/video]

 

[video width="896" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/ujka.mp4"][/video]

 

[video width="896" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/adeleke.mp4"][/video]

 

[video width="896" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/gruda.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI