Flash

Berisha: Shqiptarë, ngrihuni! T’i japim përgjigjen përfundimtare Edi Ramës!

Lapsi.al 31 January 2023
Berisha: Shqiptarë, ngrihuni! T’i japim përgjigjen

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur kryesinë e partisë, për të diskutuar aksionin e opozitës, pas skandalit "McGonigal". Berisha deklaroi se opozita duhet të mobilizojë qytetarët, për "një përgjigje përfundimtare" ndaj Edi Ramës. Ai bëri thirrje për largimin e menjëhershëm të kryeministrit, ndërkohë që u bëri thirrje njerëzve "të ngrihen".

Berisha tha se vendi nuk mund të ketë "paqe dhe stabilitet" me Edi Ramën kryeministër.

"Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, të ngrihemi në protesta të fuqishme! Asnjë shqiptar i vërtetë, në Shqipëri dhe në botë, nuk meriton kurrë një kryeministër si ky që nuk ka asnjë parim, as flamur, as nder, as ideal, përveç interesit të ngushtë të karriges së tij", tha Berisha.

"Ne duhet të bëjmë gjithçka për mobilizimin e shqiptarëve, në një përgjigje përfundimtare të merituar. Edi Rama duhet të largohet menjëherë nga pushteti. Nuk ka dhe nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet me një njeri që vjedh çdo ditë fondet dhe pasuritë publike, me një njeri i cili arrin në përmasa makbethiane të rekrutojë për qëllime të karriges së tij dhe pushtetit të tij, për të shkatërruar opozitën dhe pluralizmin, një nga njerëzit më të rëndësishme të kësaj toke në fushën e sigurisë (Charles McGonigal).

Ne jemi politikanë, ne nuk merremi se ku firmosi dhe çfarë firmosi, se kush e rekrutoi dhe kush nuk e rekrutoi. Si politikanë nuk mund të mos themi, se Edi Rama gjatë këtyre dy viteve, apo mbi një vit, konflikti dhe agresioni barbar të Rusisë kundër Ukrainës, është sjellë si agjent influent", deklaroi Berisha.

Të këshilluara

10 raste të reja me Covid në Shqipëri

31 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për...

19:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI