Flash

Dramë për legjendën Hulk Hogan, rrezikon karrigen me rrota: "Nuk i ndjen më këmbët"

Lapsi.al 31 January 2023
Dramë për legjendën Hulk Hogan, rrezikon karrigen me rrota:

Nuk është një moment i mirë për Hulk Hogan, një nga legjendat më të rëndësishme në historinë e Wrestling WWE. Këtë e dëshmoi Kurt Angle, miku i tij i vjetër brenda dhe jashtë ringut. “Hulk i ka të prerë nervat në pjesën e poshtme të trupit. Ai nuk arrin ta ndiejë pjesën e poshtme të trupit të tij – tha Angle, i ftuar në një podkast. Ai ka vazhduar të rrëfejë me detaje, duke zbuluar se e ka parë duke ecur me bastun. Ai nuk ka asnjë dhimbje dhe nuk ndjen asgjë. Më vjen shumë keq. Ai vendosi zemrën dhe shpirtin e tij në biznes dhe kjo e përpiu”.

Lexo më tej: Video/ Grushta në seri, Spears fluturon nga ringu: Tyson kthehet në Wrestling në ndihmë të ish-rivalit Jericho

OPERACION I PA SUKSESSHËM

Heroi olimpik u fokusua në situatën në lidhje me Hulk Hogan. Legjenda e Wrestling u shfaq në WWE më 23 janar për mbrëmjen që festonte 30 vjetorin e Monday Night Raw. Kjo është edhe shfaqja më e gjatë e kompanisë më të famshme të Wrestling në botë. “Hulk nuk i ndjen më këmbët. E gjitha kjo ndodhi pas një operacioni në shpinë që nuk shkoi mirë”. Prandaj, Hogan rrezikon të përfundojë në një karrige me rrota. Hulkster, legjenda e WWE dhe simboli i viteve 80 dhe 90 deri në mbërritjen e tij në WCW (kompania rivale në atë kohë), do të mbushë 70 vjeç më 11 gusht. Një karrierë shumë e gjatë dhe - padyshim - plot dëmtime për Hogan. Hulk iu nënshtrua rreth 25 operacioneve kirurgjikale gjatë jetës së tij.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI