Flash

Dy ditë në radhë për abone, studentët me orë të tëra në pritje

Lapsi.al 31 January 2023
Dy ditë në radhë për abone, studentët me orë

Prej dy ditësh në pikat ku shpërndahen abonetë e linjave urbane në kryeqytet, studentët janë përballur me radhë të gjata. Gjatë pritjes shumë prej tyre detyrohen të humbasin edhe orët e mësimit. Ndërkohë përveç studentëve, në radhë kanë pritur edhe prindër.

Në kioskat ku shpërndahen abonetë e linjave urbane në kryeqytet, prej dy ditësh studentët janë përballur me radhë të gjata për të marrë biletën mujore të transportit urban. Të rinjtë presin deri në dy orë për të marrë abonenë, disa prej tyre të detyruar të braktisin orët mësimore.

Në radhë presin edhe prindër të studentëve, për të mos i privuar ata nga mësimi. Të rinjtë kërkojnë t’u njihet në urban karta e studentit, në mënyrë që të shmangen radhët e pritjes për abone. Edhe pse e përfitojnë falas, koha e gjatë e pritjes është kosto për ta. /syritv

Lexo më tej: Çështja “McGonigal”/ A po hetohet Rama nga FBI? 

Lexo më tej: Videomesazhi/ Detaji që tradhëton “gripin” publik të Ramës 

Lexo më tej: Investigimi / Çifti Blair mori mbi 1 milionë euro nga qeveria shqiptare 

Të këshilluara

Aplikacioni "Aktivist"/ PD: SPAK të hetojë

Partia Demokratike ka denoncuar qeverinë për aplikacionin “Aktivist” pasi sipas tyre drejtuesit e lartë të shtetit po shantazhojnë punonjësit e administratës në...

13:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI