Flash

E rëndë në Elbasan/ 34-vjeçarja ndërron jetë pasi kreu abortin

Lapsi.al 31 January 2023
E rëndë në Elbasan/ 34-vjeçarja ndërron jetë

Një 34-vjeçare ka ndërruar jetë në Elbasan pasi ka kryer një procedurë aborti. Policia njoftoi se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme. Eltleva Çulhaj, u paraqit në ambientet e Maternitetit të Elbasanit rreth orës 12:00 të ditës së djeshme. Pasi kreu procedurën e abortit ajo u largua në banesë.

Por rreth orës 18:00 të ditës së djeshme, ajo njoftoi ambulancën, e cila e transportoi atë në Maternitet sërish. Aty ajo humbi jetën dhe policia njofton se për këtë dyshohet që shkak të jetë komplikimi i gjendjes shëndetësore.

Në lidhje me këtë rast kanë nisur hetime dhe ka nisur procedimi penal për dy mjekë, Arben Paralloi, 56 vjeç dhe Behar Gjevori, 60 vjeç. Ata do të hetohen për neglizhencë në trajtimin mjekësor. Policia thotë se po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Të këshilluara

Aplikacioni "Aktivist"/ PD: SPAK të hetojë

Partia Demokratike ka denoncuar qeverinë për aplikacionin “Aktivist” pasi sipas tyre drejtuesit e lartë të shtetit po shantazhojnë punonjësit e administratës në...

13:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI