Flash

Lista Serbe: Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive

Lapsi.al 31 January 2023
Lista Serbe: Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive

Lista Serbe kërkon që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive

“Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është një institucion i nevojshëm për mbijetesën e popullit serb, jo teka e askujt”, deklaroi Lista Serbe, pas diskutimit të sotëm për Asociacionin, takim ky i organizuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Lista Serbe thotë se në këtë takim e kanë përsëritur qëndrimin e tyre se “Formimi i Asociacionit është obligim i Prishtinës, i cili është marrë në formë të obligimit ndërkombëtar, e më pas është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës me shumicë dy të tretash”, shkruan kossev.info.

Po ashtu, Lista Serbe, sipas njoftimit theksoi se është e nevojshme që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive.

“U theksua qartë se formimi i Asociacionit duhet të zbatohet siç është rënë dakord në Bruksel në vitin 2013 dhe 2015”, tha Lista Serbe.

Sipas tyre, “vetëm Ekipi Menaxhues” është përgjegjës për hartimin e Statutit të Asociacionit, “dhe jo dikush tjetër”, dhe se pikërisht këtë e kanë theksuar në këtë takim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI