Flash

Mbi 2 orë në SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Kryemadhi: Dorëzova prova të reja

Lapsi.al 31 January 2023
Mbi 2 orë në SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Kryemadhi:

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas dëshmisë së saj mbi 2 orë në SPAK. Në prononcimin për mediat, Kryemadhi tha se ajo ishte thirrur nga SPAK si person në dijeni. Deputetja tha se ajo është pyetur edhe për evazionin fiskal.

Deputetja tha se ka dorëzuar fakte të reja. Ajo shtoi se më e pakta që mund të bëhet në këto momente është ndalimi i pagesave sa i takon inceneratorit të Tiranës.

"Sot isha pranë SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Kam dorëzuar padi në 4 mars të 2021. Gjerat tani po zbardhen, shpresoj që më e pakta është që të ndalet pagesa për inceneratorin. Edhe pse është thënë për marrjen e bonusin 8 pikësh për këtë kompani, në rastin kur nuk kemi pagesa buxhetore, s’kemi pse bëjmë pagesën 29 euro për ton. Shtova dhe do vazhdoj të dorëzoj dokumentet e tjera për rihapjen e vend depozitimit të ri në Sharrë.

E di që është një punë e gjatë dhe e vështirë dhe kërkon angazhim dhe seriozitet, di edhe ndërhyrjet e mëdhaja nga qeveria dhe institucione të ndryshme, janë pagesa të mëdhaja për një komopani offshore, që nuk e dimë nga vjen. Momentet e fundit janë duke ardhur. Drejtësia të triumfojë për qytetarët shqiptarë.", tha Kryemadhi. 

Të këshilluara

Kosova strehon 4 gazetarët e parë afganë

Në Kosovë janë strehuar katër gazetarët e parë afganë, një muaj pasi Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për t’iu ofruar strehim atyre. Asociacioni i Gazetarë...

18:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI