Flash

Paratë fshijnë edhe “mungesën e respektit”: Chelsea gati 120 milionë euro për Enzo Fernandez, fjala e fundit i takon Rui Costa

Lapsi.al 31 January 2023
Paratë fshijnë edhe “mungesën e respektit”: Chelsea

Chelsea nuk ndalet më. Pasi shpenzuan gati 250 milionë euro në merkaton e janarit, Blues janë gati për një çmenduri të minutës së fundit. Objektivi është Enzo Fernandez, për të cilin pronarët janë të vendosur të paguajnë edhe 120 milionë të tjera. Shumë do të mbulonte klauzolën e lirimit të kontratës, duke i bërë të shpejta negociatat. Benfica i ka rezistuar prej kohësh sulmeve të klubit londinez për mesfushorin kampion bote. Por sipas mediave britanike muri i ngritur nga Rui Costa mund të shembet pikërisht në momentin e fundit. Marrëveshja mes Chelsea dhe lojtarit tashmë ekziston. Vendimi përfundimtar do të jetë në dorë të presidentit të luzitanëve.

Sipas zërave të ardhur nga Anglia, synimi i Blues do të ishte që të paguanin menjëherë një pjesë të klauzolës. E, më pas, të shtynin pjesën tjetër të pagesës në pesë këste.

Lexo më tej: Benfica, Schmidt akuzon Chelsea: “Mungesë respekti, nuk mund ta pranoj atë që janë duke bërë”

Interesi për Fernandez, i cili u shfaq menjëherë pas Kupës së Botës në Katar, i kishte bërë marrëdhëniet mes dy klubeve të tensionuara. Javët e fundit edhe trajneri i Benfica, Roger Schmidt, nuk kishte kursyer akuzat ndaj shoqërisë së Boehly, duke folur hapur për "sjellje mosrespektuese".

21 vjecari Enzo Fernandez mbërriti në Evropë vetëm verën e kaluar. Nëse Benfica do të bindej të linte të lirë argjentinasin, Enzo do të kishte gati një kontratë me vlerë rreth 10 milionë euro në sezon deri në vitin 2030 në Londër.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI