Flash

Probleme për Manchester United, dëmtohet keq Eriksen: jashtë të paktën deri në fund të prillit

Lapsi.al 31 January 2023
Probleme për Manchester United, dëmtohet keq Eriksen: jashtë

Christian Eriksen ndalon përsëri. Danezi, një nga çelësat e rilindjes së Manchester United këtë sezon, do të mungojë të paktën deri në fund të prillit. Eriksen ka pësuar një problem të ri në kavilje, gjatë raundit të katërt të FA Cup kundër Reading. 30-vjeçari, ashtu edhe Ten Hag, shpresojnë për një rikuperim në kohë deri në fund të sezonit. United është skuadra e vetme angleze ende në garë, në katër fronte dhe muaji maj mund të jetë vendimtar.

DËMTIMI

Eriksen u ndal në minutën e 57' të triumfit të së shtunës ndaj Reading, i firmosur nga dygolëshi i Casemiro. 30-vjeçari danez u godit në kavilje nga sulmuesi Andy Carroll, i përjashtuar me të kuq. Mesfushori u përpoq të qëndronte në fushë, por më pas u zëvendësua nga Fred. Pas ndeshjes, Ten Hag u duk menjëherë i shqetësuar për gjendjen e një prej titullarëve të tij fiks. Kontrollet e para konfirmuan dyshimet e teknikut. United, duke njoftuar për kohë të gjata rikuperimi, nuk dha një prognozë të saktë për problemin e danezit.

VENDIMTAR

Eriksen ka qenë një nga lojtarët kryesorë të United këtë sezon. I ardhur me parametër zero në verë, danezi firmosi një marrëveshje trevjeçare në Old Trafford. Sezoni i kaluar me Brentford tregoi se 30-vjeçari ishte rikuperuar plotësisht nga problemi i zemrës në Euro 2020. Eriksen u përdor nga Ten Hag në role të ndryshme, duke përfshirë atë të qendërsulmuesit, por gjeti vendin fiks në dyshen para mbrojtjes. Pikërisht në atë 4-2-3-1 mbi të cilin United ndërtoi rilindjen e tij. Në fushë, në Premier League, në 19 nga 20 ndeshjet e luajtura nga Djajtë e Kuq (18 si titullar), Eriksen grumbulloi 1489 minuta duke shënuar 1 gol (më 13 nëntor në fitoren në Fulham) dhe duke dhënë 7 asistime. Më shumë se çdo lojtar tjetër i United.

ZËVENDËSIMI

Nuk do të jetë e lehtë për Ten Hag që ta zëvendësojë. Eriksen është një lojtar unik ndër mesfushorët në dispozicion të trajnerit. I kombinuar në përsosuri me Casemiro, ai shton kreativitetin e nevojshëm për t'i dhënë mbështetje sulmit. Eriksen është një nga frymëzuesit e daljeve të shpejta përpara, me topat e tij të gjatë. Megjithatë, United nuk duket i gatshëm të kthehet në merkato. Ten Hag duhet të zgjedhë mes Fred dhe McTominay, se cili do të luajë krah Casemiro.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI