Flash

PSG pranë goditjes Hakim Ziyech, marokeni është në Paris: ja detajet mbi të cilat po punohet me Chelsea

Lapsi.al 31 January 2023
PSG pranë goditjes Hakim Ziyech, marokeni është në Paris: ja

Hakim Ziyech ndodhet në Paris, ku mbërriti të hënën vonë për të finalizuar detajet e transferimit të tij te PSG. “Le Parisien” shkruan, duke sqaruar se 29-vjeçari maroken, do të zërë vendin e Pablo Sarabia. Francezët e shitën lojtarin te Ëolverhampton e tani kërkojnë sulmuesin e Chelsean, ku megjithatë ka pak hapësira. Ziyech, protagonisti i Botërorit të kaluar, ishte objektivi i merkatos së Romës. Verdhekuqtë megjithatë duhej të shisnin Zaniolo në kohën e duhur për të marrë marokenin. Ish-lojtari i Ajax, Hakim Ziyech ishte ndjekur prej kohësh edhe nga Milan. Mungon vetëm marrëveshja mes dy klubeve. Po punohet për huazimin në aksin Londër-Paris, ndoshta me të drejtë blerje në favor të francezëve.

Lexo më tej: Ziyech heq dorë nga menaxherët në mes të merkatos: “Tani do të përfaqësohem vetë”

Orë plot tension në PSG në ditën e fundit të merkatos. Në tavolinën e drejtuesve parisienë nuk është vetëm cështja Skriniar. Sheikët duan t'i japin teknikut Galtier edhe një përforcim për sulmin. Për Hakim Ziyech, ka ardhur koha për një ndryshim të ambjentit, pas dy sezoneve e gjysmë në Londër. Marokeni përfundoi në fund të hierarkive në projektin Potter dhe largimi është rruga e vetme. Ziyech, i cili duhet të ringjallë karrierën e tij, ka qenë prej kohësh një ëndërr e Milanit dhe gjithashtu i ka hapur orekset Romës. Tani duket se ka ardhur shansi i madh, për të luajtur së bashku me Messin, Mbappé dhe Neymar.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI