Flash

Rafael Leao në dalje nga Milan, thyhen raportet me Maldini: pengesë e pakapërcyeshme klauzola e lirimit

Lapsi.al 31 January 2023
Rafael Leao në dalje nga Milan, thyhen raportet me Maldini: pengesë e

Thyerje e mardhënieve mes Rafael Leao dhe Milan. Tani rinovimi duket vërtet i vështirë. Negociatat u ndërprenë menjëherë pas bisedimeve në fund të nëntorit dhe fillim të dhjetorit mes Milan dhe stafit të portugezit. Gjithçka është e bllokuar. Maldini dhe Massara janë të irrituar dhe numri 17 ka humbur performancën e tij të shkëlqyer në fushë. Ajo që shkatërroi negociatat, siç raporton La Gazzetta dello Sport, ka qenë klauzola e lirimit që duhej përfshirë në kontratën e re.

Milani dëshiron të ruajë klauzolën prej 150 milionë euro të marrëveshjen aktuale. Ndërsa Rafael Leao po insiston që ta përgjysmojë atë, duke e patur të qartë se pagesa nuk do të ishte e thjeshtë për asnjë klub. Në këtë pikë raportet janë thyer. Marrëdhënie janë bërë të vështira për t'u mbajtur edhe mes Maldinit dhe stafit të lojtarit të përbërë nga Jorge Mendes, avokati Ted Dimvula dhe babai i Rafës.

Rinovimi i kontratës së lojtarit, në skadencë në fund të vitit 2024 është bllokuar. Më problematike është se situata duket vërtet e vështirë për t'u kthyer komunikuese. Kuqezinjtë nuk dëshiron të zbresë në kushte të imponuara dhe koha ka filluar të shtrëngojë. Por para së gjithash Leao duhet të gjenjë sërish qetësi në fushë, ashtu si edhe Milan.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI